Marko Kaseti do të jetë ndihmësi i trajnerit Kristian Panuçi në kombëtaren shqiptare. Lajmi është rapotuar nga mediat italiane të cilat kanë shkruar se ish futbollisti i skuadrës së Romës do të zëvëndësojë tek kuqezinjtë Paolo Rodolfin.
Ky i fundit do të marrë një tjetër detyrë nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit pasi do të bëhet vëzhgues i talentëve.
Debutimi i Marko Kaseti si zëvëndës trajner i kombëtares shqiptare do të bëhet në miqësoret e planfikuar në fund të majit.
40-vjeçari ka pasur një karrierë të pasur në futbollin Italian duke luajtur me shumë skuadra të njohura si Veronën, Udinezen, Leçen, Romën etj, si dhe me Uatfordin në Angli. (TemA)