FSHF nxjerr dhe Shoqatën e Arbitrave kundër Flamurtarit: Ndëshkim dhunuesve dhe organizatorëve

7 Maj 2018, 12:30Sport TEMA

Shoqata e Arbitrave qe eshte bere aktive keto kohet e fundit ka reaguar per incidentet ne ndodhura ne ndeshjen Flamurtari-Vllaznia.

Permes nje deklarate per shtyp te sjelle per mediat nga punonjesit e FSHF-se dhe e publikuar me pas ne faqen zyrtare te ketij institucioni, Shoqata e Arbitrave ka denuar dhunen e ndodhur ne ate takim ndaj gjyqtarit Ilir Tartari.

Shoqata ka kerkuar ndeshkim maksimal per dhunuesit dhe organizaoret e ndeshjes, klubin Flamurtari.

Reagimi i plote i Shoqates se Arbitrave.

Dhuna e ushtruar në stadiumin e Vlorës në përfundim të ndeshjes Flamurtari-Vllaznia, ku arbitri i ndeshjes dhe zyrtarët janë goditur nga persona pranë Presidentit të klubit dhe nën shoqërinë e tij, për fat të keq rregjistron një tjetër akt shumë të dënueshëm, antisportiv karshi arbitrave të futbollit.

Shoqata e Arbitrave të Shqipërisë e denoncon me forcë këtë ngjarje të shëmtuar dhe shumë të rëndë, e cila vjen pas një presioni në rritje javë pas jave karshi arbitrave në fushat e futbollit, dhe jo vetëm.

Ne kërkojmë zbardhjen e plotë të ngjarjes në Vlorë nga ana e Autoriteteve përkatëse për të identifikuar dhe shpënë përpara përgjegjësisë personat që goditën arbitrin Ilir Tartari dhe zyrtarët e ndeshjes. Këto akte aspak civile dhe tepër të dënueshme kërkojnë ndëshkim, jo vetëm nga drejtësia sportive. Asnjë gjë nuk mund të përligjë kurrsesi përdorimin e dhunës karshi arbitrave e kujtdo në një ambjent sportiv.

Presioni i vazhdueshëm psikologjik karshi arbitrave këtë radhë në Vlorë degradoi në dhunë fizike dhe ky rast ekstrem kërkon ndëshkim maksimal për ideatorët dhe autorët e tyre.

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje