Gola, spektakël dhe tension, "El Clasico" mbyllet pa fitues

6 Maj 2018, 22:52Sport TEMA

Barça-Real Madrdi mbyllet në barazim 2-2. Suarez dhe Messi shënuan për katalanasit, ndërsa Ronaldo dhe Bale realizuan për Realin.

Një rezultat që nuk i shërbeu Realit, pasi nuk shkurton shumë diferencën me Atletiko Madrid të vendit të dytë, pasi mbetet 4 pikë larg.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me shifrat 1-1. Një pjesë e parë që u mbyll mes tensionit dhe grushtit që Sergi Roberto i dha Marcelos në minutën e 45-të. Mbrojtësi i Barcelonës doli me karton të kuq.

Tension ka pasur edhe mes Jordi Albas dhe Modric, Suarez e Sergio Ramos, por edhe Messi po ashtu iu “vërsul” kapitenit të Realit.

Suarez ndezi sfidën në “Camp Nou”, teksa shënoi golin e parë të takimit pas një krosimi të bukur që erdhi nga krahu i djathtë i sulmit të katalansve. Megjithatë, festa e Barcelonës zgjati vetëm 5 minuta, pasi Ronaldo ka shtyrë në rrjetën topin e dërguar nga Benzema në limite të zonës së Ter Stegen.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë, nga një për çdo skuadër, ku në fillim shënoi Messi dhe më pas barazoi Bale në 2-2.

 46′

Bale 72′

Mesi 52′

Roberto 46′ – karton i kuq

Ronaldo 15′ 

Suarez 10′ 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje