Laçi arriti të merrte një fitore me një përmbysje ditën e djeshme përballë Skënderbeut.
Ai që mund të quhet njeriu i momentin në Laç është padyshim Rexhinaldo.
Përveçse ditën e djeshme arriti të shënonte 2 gola, por edhe ti jepte kualifikimin ekipit për në finalen e Kupës, ai po “gjurmon” një rekord te kurbinasit.
Këtë sezon,deri tani, ai ka shënuar 14 gola. Në këtë mënyrë sulmuesi nga Mozambiku ka barazuar rekordin e Arlind Norës në sezonin 2009-2010, i cili është sulmesi që ka shënuar më shumë me fanellën e Laçit.
Rexhinaldo ka në dispozicion ende ndeshje për tu bërë golashënuesi më i mirë që ka veshur ndonjehërë këtë fanellë.