Me një gjendje emocionale shumë të trazuar, administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, denoncoi pas ndeshjes së djeshme me Vllazninë sjelljen e arbitrave Emirjon Sino dhe Ilir Tartari, të cilët i quajti bastardë. I ka denoncuar në polici, pasi shanë dhe ofenduan drejtuesit dhe tifozët vlonjatë. Këta të fundit reaguan dhe asistenti Tartari u godit, por kjo ishte e keqja më e vogël, pasi situata mund të kishte marrë përmasa të papara.
Sot, goxha më i qetë, numri 1 i klubit vlonjat ka treguar për “Vipsport.al” çfarë ndodhi konkretisht në stadiumin e Vlorës, çfarë fjalori përdorën dy arbitrat gangsterë, prapaskenën me Ilir Tartarin dhe komunikimin me drejtorin e policisë:
“Ishte e paimagjinueshme ajo që ndodhi dje në stadiumin e Vlorës dhe mund të them se një Zot e di, si nuk pati pasoja më të rënda, si nuk pati viktima, sepse e tillë u krijua situata. Unë paskam nxitur dhunën? Mund të thotë çfarë të doja ai zotëria, por unë jam munduar vetëm ta qetësoj situatën, sepse kisha frikë se mos ndodhte më e keqja.
Që me daljen e Beharit me karton të kuq, u mundova ta qetësoj. Pastaj, pas ndeshjes zbrita poshtë dhe sërish vetëm për të qetësuar situatën dhe për të shmangur problemet. Ishte vetë drejtori i policisë, i cili më tha: ‘Në gjithë jetën time kështu nuk më kanë zënë ndonjëherë sytë si këta’. E kishte fjalën për sharjet dhe ofendimet e arbitrave Sino dhe Tartari.
E dini çfarë thoshin? Shanin me libër shtëpie drejtuesit tanë dhe tifozët: “U bëjmë motrën gjithë vlonjatëve!’ – thoshin. Pastaj m’u drejtua edhe mua me të njëjtën sharje. E kuptoni në çfarë pikë jemi. Nuk kemi të bëjmë me njerëz, që të ulemi të flasim dhe të diskutojmë. Flamurtarit i janë dhënë 17 penallti kundër dhe unë sërish jam munduar të ruaj qetësinë, por kështu nuk mund të vazhdohet.
E dini diçka tjetër? Këtë zotërinë, Ilir Tartarin, vijnë e kërkojnë borxhlinjtë e kumarit gjithmonë para ndeshjes në Vlorë. Jam munduar që këta njerëz të qëndrojnë sa më larg, sepse nuk dua të kemi probleme në stadium. Paska një histori të vjetër, që në dhjetor. I tillë person është dhe me të tillë persona kemi të bëjmë. Këta janë punonjësit e FSHF-së. Imagjinoni! Për çfarë futbolli mund të flasim?”, – është shprehur administratori Sinan Idrizi.
O Idriz po ti s ke turp ,nqs flamurtari doluante mire dhe do fuste gola kjo s kishte per te ndodhur ,por nga qe e ke gjetur gjithnje justifikimin te arbitrat ndodhin keto gjera ,me ate legen ekip qe ke ,me ate trajner, se as trajner s eshte dhe me ata evgjiter qe shajne nga fillimi ndeshjes ne fund ke goje dhe flet ,je turpi vlores bashke me ata bastexhinjte qe ke mbledhur ,ke 4 vjet dhe vlora vetem nga fundi eshte ne renditje
Shporreni kete qelbesire se turperoi Vloren dhe po mundohet te njollose gjithe kampionatin.Larg nga futbolli gjithe keta gangot ,qofshin presidente deputete a drejtore.Nuk arrijme dot te gezohemi e te kenaqemi si sportdashes e si shqiptare. Per nje Abazaj a nje Guri qe bejne me shprese femijet e ketij vendi,na del nje idriz preSh ident a nj idriz deputet a nje erion- dashsule e na e DHJET gjithe kenaqesine te ndjekurit te sportit vetem se keta nuk dijne te kontrollojne veten.Ne djall me gjithe “investimet” e tyre !
Idrizi ka te drejte, bastarded e federates me ne krye llumin e sportit duken e krimit, po marrin hak per votat kunder ne zgjedhje. Kjo federate eshte e paligjshme, edhe gjykata nuk ka pranuar zgjedhjet.
Keta arbitra kane shpetuar mire, duhet te kujtojne ndonjehere vitin 97, kur maloket e sales e hengren te semes ne Vlore. Keshtu do ta hane edhe keta kamikaze te mando llumit.