Milani dërgon Veronën në Serinë B dhe parakalon Atalantën

5 Maj 2018, 20:34Sport TEMA

Milani vijon betejën për të siguruar një vend në Europa League nëpërmjet kampionatit, teksa ka regjistruar fitoren e dytë radhazi.

Kuqezinjtë e Gattusos mposhtën me rezultatin e pastër 4-1 Veronën, duke e dërguar këtë të fundit edhe matematikisht andej nga erdhi, në Serinë B.

Milani zhbllokoi rezultatin që në minutën e 11’ me anë të turkut Hakan Calhanoglu, ndërsa Patrick Cutrone dyfishoi shifrat në të 32-ën.

Edhe në pjesën e dytë kuqezinjtë gjetën dy herë rrugën e rrjetës me anë të Abattes dhe Borinit, ndërsa për Veronën shënoi një gol mjaft të bukur fantazisti Lee.

Me këtë fitore Milani parakalon Atalantën dhe merr vendin e 6, me dy pikë më tepër se zikaltrit e Gasperinit, që do të luajnë nesër në transfertën ndaj Lazios, në ‘Olimpico’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje