Organizata terroriste islamike ka aktivizuar zyrtarisht propagandën e saj në prag të Botërorit të Rusisë, që nis në muajin qershor.
“Vritini të gjithë!” – është mesazhi i frikshëm i një posteri të publikuar në sitin e kësaj organizate, ku shfaqet një thikë që “ther” Kupën e Botës.
Ky poster është i fundit në serinë e gjatë të kërcënimeve nga shteti islamik edhe ndaj futbollit.
Në prill ishte paralajmërimi për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin: “Do të paguash për myslimanët që ke vrarë!” – shkruhej në një poster, ku shfaqej një xhihadiste me kallashnikov në dorë.
Në mars terroristët kishin në shënjestër Lionel Mesin, të veshur me ngjyrë portokalli, si personat e ekzekutuar nga kjo organizatë.
Arsyeja e urrejtjes së ISIS kundër Rusisë lidhet me faktin se presidenti Putin mbështet regjimin sirian të Bashar Al-Asadit.
ISIS ta hajm mutin pa dale. Ju vjen era 10km larg rrac e poshter ne djall do vjen per krimet qe kan bere