Vendimi i dalë sot nga zyrat e UEFA-s nuk ka gjetur të papërgatitur klubin e Skënderbeut, i cili ishte i ndërgjegjshëm që Apeli i organizatës në fjalë nuk do të ndryshonte vendimin e shkallës së parë sa i përket masës disiplinore prej 10 vitesh pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare.
Zyra ligjore e zgjedhur nga klubi po përgatitet prej kohësh për një eventualitet të tillë dhe tani do zbatojë në afatet e paracaktuara hapat e saj sipas asaj që parashikon korniza ligjore.
I pari është ai i një kërkesë drejtuar KAS të Lozanës për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të UEFA-s. Meqenëse vendimi i Apelit vlerësohet si urdhër ekzekutiv, kjo do të thotë se që sot, Skënderbeu duhet ta cilësojë veten zyrtarisht jashtë aktiviteteve ndërkombëtare për 10 viret e radhës, e si rrjedhojë, UEFA nuk e llogarit në shortet ndërkombëtare duke filluar nga ky edicion.
Vetëm Arbitrazhi Sportiv Ndërkombëtar mund të pezullojë për momentin vendimin e UEFA-s, deri në një urdhër të dytë që del pikërisht nga Lozana.
Ndaj Skënderbeu do të përpilojë një shkresë drejtuar KAS-it, që ky i fundit të urdhërojë pezullimin e vendimit të UEFA-s derisa të ketë mbaruar procesi i apelimit në Lozanë. Klubi ndoqi një taktikë të tillë edhe dy vite më parë, duke detyruar UEFA-n që të përfshinte emrin e tij në shortin për aktivitetet ndërkombëtare, shkruan “Vipsport”.
Në këtë mënyrë, Skënderbeu shpreson që të mund të marrë pjesë në këtë edicion të Ligës së Kampioneve, meqë po rrugëton i qetë drejt titullit kampion.
Sipas afateve të përcaktuara ligjore, pastaj korçarët do të bëjnë edhe hapin e dytë me kërkesën për apelim në KAS të Lozanës, duke kërkuar hedhjen poshtë të vendimit të dalë nga zyrat e UEFA-s.
Korçarët pretendojnë se këtë radhë u duhet më shumë kohë se dy vite më parë për të përgatitur mbrojtjen e tyre në Lozanë, ndaj nuk do të pranojnë gjykim të përshpejtuar, siç bënë asokohe, edhe pse këtë mund ta kërkojë UEFA.
Duke shtyrë gjyqin e KAS përtej korrikut, klubi korçar ka bindjen se të paktën në këtë sezon do të ketë mundësinë që të tregojë veten në arenën ndërkombëtare.
Hajt kenacka falas, kush i do i ha!
Po te besosh se cfare i bene Bajren te Munich me albitrat kete komisionet etikes se UEFA te mushur me ylberiste mjere kush del perpara ketyre homove qe kerkojne te denojne vetem nga thashethemet e klubit te Mirit te Xhikes dhe Demit ne Tirane.