Luftëtari, Lika: Synojmë rezultat pozitiv ndaj Kamzës

4 Maj 2018, 17:15Sport TEMA

Luftëtari ka një transfertë mjaft delikate përballë Kamzës që lufton për mbijetesë. Përveç vështirësisë që ka vetë ndeshja, trajneri i Luftëtarit Hasan Lika do të duhet të luajë në këtë takim me dy mungesa të rëndësishme pasi në sulm mungon Kristal Abazaj, ndërkohë që Xhekson mund të jetë një tjetër mungesë në mbrojtje.

Në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Kamzën, Lika ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin duke u shprehur se Kamza është një skuadër me një grup mjaft të mirë pavarësisht klasifikimit në renditje. Ai ka treguar se skuadra e tij do të udhëtojë drejt Kamzës për të bërë një lojë të mirë dhe padyshim që në fund për të marrë një rezultat pozitiv.

“Duke parë karakteristikat e kundërshtarit dhe duke e ditur që kemi një rival të fortë pavarësisht pozitave në klasifikim. Sigurisht që është një skuadër që meriton më shumë dhe me lojën që ka zhvilluar mund të qëndronte më lart. Kemi një ndeshje të vështirë, jo për faktin se Kamza ndodhet pranë zonës së ftohtë, por për vetë lojtarët që ka në skuadër. Gjithsesi ne do të kërkojmë rezultat pozitiv”.

Mungesat? Dilema për formacionin nuk kemi. Megjithatë një futbollist nuk është në gjendjen e duhur për tu aktivizuar, pavarësisht dëshirës. prej dëmtimit qëndrimi jashtë mund të zgjasë edhe pak. Bëhet fjalë për Xhekson që është i vetmi dyshim.

Ne do të luajmë si gjithmonë. Çdo lojtar apo çdo repart i ka të qarta detyrat, që të mos i lejojë kundërshtarët të jenë të rrezikshëm. ne synojmë të bëjmë lojën tonë dhe në bazë të saj të arrijmë te rezultati”, u shpreh tekniku Lika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje