Vlonjatët kanë edhe një shans të fundit për t’i shpëtuar historisë së zakonshme të sezoneve të fundit, ku kanë investuar shumë, por pa fituar asgjë.
Janë ende në garë për vendin e katërt, që mund t’i çojë në Europë, nëse Skënderbeu fiton Kupën e Shqipërisë.
Në Vlorë po e përgatisin me shumë kujdes ndeshjen e nesërme me Vllazninë, sepse duhet ta fitojnë patjetër për të mbetur në garën e vendit të 4-t, që është vetëm 3 pikë larg. Janë edhe pesë ndeshje dhe gjithçka mund të arrihet, aq më tepër që edhe kalendari e favorizon pak Flamurtarin, pasi ka dy ndeshje radhazi në fushën e tij.
Pas Vllaznisë pret Laçin në Vlorë, një rival për vendin e katërt, ashtu si dhe Partizani.
Por vlonjatet kanë edhe një “hak” për të marrë në ndeshjen e nesërme, jo ndaj Vllaznisë, por ndaj trajnerit të saj, Ernest Gjokës, i cili më parë ka drejtuar Flamurtarin. Ka pasur një çështje gjyqësore mes palëve dhe kuptohet që marrëdhënia mes tyre është e acaruar.
Po ashtu, vlonjatet luajnë para tifozërisë së tyre dhe nuk duhet të flasin në këtë ndeshje, pas gabimit të bërë në Gjirokastër ndaj Luftëtarit.