Atletiko Madrid-Marsejë janë finalistët e "Europa League"

3 Maj 2018, 23:30Sport TEMA

Atletiko Madrid shkon në finale të Europa League. Skuadra spanjolle ka mposhtur 1-0 Arsenalin, ndërsa sfida e parë gjysmëfinale kishte përfunduar 1-1.

Ka mjaftuar një gol i Diego Kostës që Atletiko të prekë finalen.

Ndërkohë që gjysmëfinalja tjetër, Salcburg-Marsejë u mbyll 2-0 dhe ndeshja shkoi në shtesë, sepse ekipi francez fitoi po 2-0 në takimin e parë. Haidara dhe autogoli i Shar i dhanë të drejtën Salcburg ta “shtyjë” me 30 minuta diskutimin për në finale.

Por në kohën shtesë, Marsejë shënoi me anë të Rolandos në minutën e 116-të duke dërguar shifrat në 2-1.

Një gol që i dha kualifikimin për në finale ekipit të Marsejës.

Finalja e Europa League për këtë sezon do të jetë Atletiko Madrid-Marsejë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje