VIDEO: Këngëtarja shqiptare Dua Lipa hap ceremoninë e finales së "Champions League"

3 Maj 2018, 16:40Sport TEMA

Finalja e “Champions League” konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit në mbarë botën.

Kur adhuruesit e sportit do jenë duke pritur të fillojë ndeshja mes Liverpool-it dhe Realit të Madrid-it, do të kenë mundësi të shijojnë edhe performancën e yllit shqiptar Dua Lipa.

Ceremonia e hapjes e finales së “Champions League” nga Dua Lipa është zbuluar përmes një sigle promovuese, ku këngëtarja shfaqet vetëm si siluetë, dhe në sfond dëgjohet kënga e saj “Neë Rules”.

Finalja mes Liverpool-it dhe Realit të Madrid-it dot ë zhvillohet më datë 26 maj në Ukrainë në stadiumin e Dinamos së Kievit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje