VIDEO: Vazhdojnë gafat edhe në "Europa League", arbitrat rusë eliminuan Salcburgun

4 Maj 2018, 12:40Sport TEMA

Gafa me arbitrimin edhe në Europa League. Vështirë të gjesh një ndeshje të kompeticioneve europiane në këtë fazë finale, ku gjykimi të mos jetë bërë faktor.

Pas asaj që ndodhi në Champions në ndeshjet  Real-Bajern dhe Roma-Liverpul, një tjetër gafë me kosto të lart, ka ndodhur në Salcburg-Marsejë.

Fatin e ekipit finalist pritej ta vendosin 11-metërshat, por në fakt e kanë vendosur gjyqtarët rusë, me kryesor Karasev. Katër minuta para fundit ata shpikën një goditje këndi, që solli golin e kualifikimit për francezët.

Si ka mundësi që në një ndeshje me 6 arbitra të gjykohet kështu? Lojtari i Marsejës, siç e tregojnë edhe pamjet, godet shokun e vet dhe topi shkon jashtë, por për gjyqtarët është korne…

Trajneri i Salcburgut, gjermani Marko Rose, protestoi pa fund në fushë pas ndeshjes, kurse në konferencën e shtypit ishte shumë i qetë.

Kur u pyet për këtë qetësi të çuditshme, ai shpjegoi atë çfarë i kishte thënë vëzhguesi i ndeshjes: “Vëzhguesi i ndeshjes më tha se arbitrat janë futur dhomën e tyre dhe pasi kanë parë pamjet, kanë pranuar në heshtje gabimin e tyre”.

Gjithë bukurinë e ndeshjeve e kanë prishur gafat e gjykimit, me gabime që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultat.

3 komente në “VIDEO: Vazhdojnë gafat edhe në “Europa League”, arbitrat rusë eliminuan Salcburgun”

  1. Kellira says:

    Gafa e leshit!
    Gafe ishte penalltia qe nuk iu dha Olimpikut ku abritri ishte 5 metra larg.

  2. timo says:

    Arbitrat Rusë, po të kishin dhënë penalltinë ndaj Salsburgut në pjesën e dytë, nuk do të kishte shtesë loje, nuk do të kishte korne dhe Marseja dilte direk në finale. Jeni të njëanshëm kur gjykoni për kornen dhe nuk gjykoni për penalltinë. Penalltija u dallua në çast kurse kornia u dallua pas ridhënies me ngadalsim.

  3. timo says:

    Marseja fitoi atë që i takonte. Pse nuk jepni edhe vidion e penalltisë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje