Lushnja, Gjyla: Ndaj Kukësit promovojmë të rinjtë

4 Maj 2018, 15:42Sport TEMA

Lushnja ka befasuar në ndeshjen e fundit të kampionatit shqiptar, teksa edhe pse matematikisht e rënë nga Superiorja, ka ndalur Partizanin duke barazuar me rezultatin 1-1.

Tashmë ekipi i Gjylës do të ketë një tjetër takim të vështirë, pasi do të luajë kundër Kukësit në transfertë.

Trajneri i Lushnjes ka vlerësuar në maksimum kundërshtarin e radhës, por shprehet se edhe në këtë takim do të promovojë lojtarët e rinj.

“Është pak të thuash se me Kukësin është ndeshje e vështirë, jo vetëm për faktin që vjen pas një fitoreje ndaj Skënderbeut dhe si ekip kampion. Kukësi ka që nga janari që është një skuadër në ngritje dhe ka arritur kulmin e formës. Është skuadra e momentit në Superiore. S’kemi çfarë të humbasim, do të luajmë gjithçka për gjithçka. Duhet të bëjmë më të mirën dhe pastaj të shohim çfarë do të arrijmë.

Do të vazhdojmë të promovojmë të rinjtë, sepse ky është objektivi që kemi në funksion të sezonit të ardhshëm. Unë jam më shumë i kënaqur me aktivizimin e disa të rinjve me Partizanin sesa me pikën që morëm. Pra, këto ndeshje nuk kanë ndihmuar vetëm të rinjtë, por edhe mua si trajner për vizionin që kam dhe për lojtarët që do të mbaj për sezonin e ardhshëm.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje