Historia e pabesueshme e Hakan Sukur: Nga “sulltan” i futbollit, në shërbyes kafeneje dhe larës pjatash

4 Maj 2018, 18:24Sport TEMA
Historia e pabesueshme e Hakan Sukur: Nga “sulltan” i futbollit,

Në Palo Alto të Kalifornisë ekziston një kafene, ku një person i gjatë dhe i spikatur, pak mbi të 40-at, përshëndet ata që hyjnë, u tregon atyre menynë, mbledh pjatat dhe gotat në tavolinat ku klientët janë larguar, e ndodh edhe të lajë enët.

Shumë pak vetë në Palo Alto e kanë idenë se për kë bëhet fjalë, e ndoshta edhe italianët (teksa ka luajtur me Interin), të cilët flasin nga mëngjesi e deri në darkë për futboll, do të hasnin në vështirësi në identifikimin e një prej talenteve më të mëdha të futbollit të viteve më të afërta të kaluara: Hakan Sukur.

Por çfarë bën ish-kampioni turk në “Tuts Bakery and Cafe” në Palo Alto? Pse menaxhon një lokal dhe u shërben klientëve, e nuk ka zënë ndonjë pozicion si komentator sportiv?

Sukur, i cili nga vitet ’90 e deri në vitet e para të 2000-shit bëri të madh ekipin e Galatasarayt dhe i dhuroi Turqisë vendin e tretë në Botërorin e Koresë së Jugut e Japonisë, është detyruar të braktisë vendlindjen e tij për bindjet politike, pikërisht siç është rrëfyer në një intervistë për “New York Times”, e para që prej shkeljes në SHBA në vitin 2015.

Qeveria e presidentit Erdogan ka lëshuar një urdhërarresti ndaj tij, ndërsa babai përfundoi në burg për thuajse një vit. Të gjitha kursimet e tij, përfshi llogaritë bankare, janë sekuestruar nga regjimi turk. Edhe pse kur tentoi të hynte në politikë, në vitin 2011, ishte pikërisht pjesë e partisë së Erdoganit.

Fama që kishte e ndihmoi me lehtësi atë të siguronte një vend në Parlament, por lufta që presidenti aktual i Turqisë ndërmori ndaj Gulenit, ndjekës i të cilit ishte Sukur, e detyroi ish-sulmuesin e Galatasarayt dhe Kombëtares turke të jepte dorëheqjen.

“Nga ai moment, për çdo veprim që bëja më lindnin probleme administrative dhe siklete të të gjitha natyrave”, rrëfen ai. Erdogani nuk e lejonte kurrsesi kundërshtimin dhe opozitarizmin e tij.

Sukur e di shumë mirë se, “nëse do të isha sjellë ndryshe, do të kisha pasur një jetë më të mirë. Nëse do t’u tregoja gjithçka që ata dëshironin do të isha bërë ministër. Por ja që tani shes kafe! Të paktën kështu nuk kam humbur respektin që kam fituar me mund ndër vite”.

E në përpjekje për të rifituar lirinë, në vitin 2015 vizitoi disa miq të tij që ishin zhvendosur në Kaliforni, duke marrë me vete bashkëshorten dhe 3 fëmijët.

“Këtu më pëlqen jeta. Por mbi të gjitha dua që fëmijët e mi të jenë të lirë, të jenë njerëz të pavarur. Dua që ata të mund të vizitojnë vende të tjera, të mësojnë nga kulturat e ndryshme, të takohen me njerëz të të gjitha natyrave, e sigurisht të maturohen si individë të përgjegjshëm. Sapo pamë që gjërat në Turqi nisën të përkeqësoheshin nga dita në ditë, menduam se kishte ardhur momenti i duhur”.

Sukur, faktikisht nuk ishte pjesëmarrës në grushtshtetin e dështuar kundër Erdoganit në vitin 2016, që solli edhe shtypjen masive të tij ndaj aleatit më të madh të kthyer tashmë në armik të betuar. Por, pikërisht për shkak të lidhjeve të tij me Gulenin, ai dyshohet se ka marrë pjesë.

“Turqia do të mbetet vendi im. E dashuroj popullin tim, edhe pse ideja që kanë krijuar tashmë për mua është e shtrembëruar, për shkak të ndikimit mediatik. Gjithsesi situata nuk do të jetë gjithnjë e zymtë. Unë besoj se një ditë do të shihet sërish dritë në fund të tunelit, e ndoshta edhe ne do të kthehemi sërish atje për të përqafuar prindërit”.(TCH)

14 komente në “Historia e pabesueshme e Hakan Sukur: Nga “sulltan” i futbollit, në shërbyes kafeneje dhe larës pjatash”

  1. Dan says:

    E moret nga MSN-ja me vrap kete artikull hahahaha…..
    Gazetari me te vjedhur….. Po pse nuk zeme mend neve vetem me pirateri si kinezet more ca behet keshtu. Me mik cdo gje, me te kopjuar asnje kontribut nga vetja….. Shume paske per te vuajtur o Shqiptar……

    1. Flm says:

      Ky shtremberim mediatik qe i behet ne Turqi figures se nje dizidenti, me kujton diktaturen e Enver Hoxhes ….. dhe populli BUDALLA Arnaut kaq i ngjashem me ate Turk. Popull idjot qe akoma presin shpetimin nga Udheheqes qe i prallisin dhe jo nga vet-vetja e tyre problematike.

      1. Montro says:

        Po ti flm (fut lehte mut) per cfare te kruhet me Enverin?
        A nuk ke tjeter njeri,qe te shfrysh gelbazen tende tuberkulare o kellire serbe?
        Meqenese i hengret mune Enverit sa qe gjalle,hajde ha bajgat e lopes time ne fshat se te ben mire per fytin!

        1. Dalip Berzeshta says:

          Montro o nostalgjik i keq,
          Tashme as prish e as ndreq,
          Mallkuar qofsh me gjith Enverin,
          Qe nuk la gje pa bere,kalu Hitlerin!

          O mjeran pa shpirt,o katran,
          O plak i rrjedhur pa din e iman,
          Rri mor plakush,te ka ngec sahati,
          Po dergjesh e vuan,sot nga prostati.

          Ke te drejt vazhdo vallen e vjeter,
          Shkruaj se dicka do ngelet patjeter,
          Dikur o mik spiunoe pa karar,
          Kushedi sa vete ke shpene ti ne varr.

          Besoj kapter ke qene,mbase sigurims,
          Asnjehere ky popull nuk te eshte dhimbs,
          Bajge ke qene,e bajge do te mbetesh,
          Edhe andej bote,ne dhe kur te tretesh.

          Emveri or qen ishte neveri,
          Ky popull me mire se ti e di,
          I dhate buk misri,kamxhikun nga pas,
          Lopaten me vete,dhe nje cop pras.

          O vemje e tokes, hapi nje here syte,
          Se nostalgjia gati po te mbyte,
          Jetoje or derr kohen e nderrimit,
          Po ti nuk shikon dot pertej mjerimit.

          Fajet i ka Sali spiuni qe ju mbeshteti,
          Dhe prape tek juve kaloi pushteti,
          U tradhetua Kosova,u tradhetua Drenica,
          Ishte shanc per juve qe u zbatua Katovica.

          Sal komunistit ti ngrini nje permendore,
          Se ju shpetoi jeten,more nevojtore,
          Cdo te ndodhte,vertete a e di?
          Ne litar me keq se Caushesku ne Rumani!

        2. Illyrian Kings says:

          Eshte bastard kurvash greke, nuk eshte serv.

          I vjen keq qe i trajtojme neo greket si jevgj, dhe i vjen keq qe bejleret shqiptare i kane aplluar stegjyshet e tij per shekuj dhe e shpreh inferioritetin e tij ketu, vetem tallu pak me te, mos i kushto me shume vemendje.

  2. marku says:

    Une e di se eshte me origjine shqiptare.

    1. Shigjeta says:

      Nuk e ka thene asnje ne menyre zyrtare qe Hakan Sukur eshte shqiptar , thjesht inercia per te bere” shqiptare ” na ben te kalojme cdo lloj kufiri dhe imagjinate …….eshte pasoja e 500 vjeteve nen kontroll nga turqit ………

      1. Justinian - Illyrian Emperor says:

        E ka thene Sukrui dida here qe eshte shqiptar.

        Cfare lidhje ka incersia per te bere shqiptar te tjeret me sundimin osman?

        E di ti qe Perandoria Osmane nuk ka lidhje me Turqine dhe nuk mund ta quash ” sundim turk”?

        E di qe shqiptaret ishin elite sunduese ne Perandorine Osmane??

        E di ti qe Osmanet ( me adminitratore Osmane) kane qendruar reth 350 vite ne Shqiperi dhe jo 500?

        Meso elementaret e historise pastaj ec edhe flit.

  3. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    fundi i nje korraku sunit……………allah uakbar!

  4. s.g. says:

    Kështu kur manipulohet nga gylengjitë e kanë rjepë mirë tani ti bjeri fyellit të Nasradinit

    1. katarakti says:

      Po ti ç’ke me gulengjite?! Apo te kane inatosur “Baben Erdogan”?!

  5. marku says:

    Me sa di une e ka thene vete Erdogan qe Hasan Sukur eshte me origjine shqiptare, ne nje takim me studentet e nje universiteti te cileve nuk u kishte pelqyer qe H.Sukur ishte shprehur se kishte origjine shqiptare ( pra e paska thene dhe vete Hasani ).Me tej Erdogani u kishte thene ne takim studenteve se edhe themeluesi i universitetit ishte shqiptar !Keto deklarata jane bere ne kohen kur nuk kishin armiqesi me gylenistet,megjithate Hasani eshte gjalle…po une me te lexuar nga shtypi e kam!

    1. Illyrian Emperors says:

      Shqiptaret jane nder njerezit me te respektuar ne turqi, dhe tahsme gjuha shqipe edhe edhe gjuhe me zgjedhje ne shkollat ne turqi.

  6. Vurkari says:

    E Ka thënë vet Erdoani që është shqiptar kur bashkë me të vizituan universitetin Mehmet Aqif Ersoy , Ku tha që miku im Hakan Sukur si edhe shkruajtësi i himnit kombëtar turk Mehmet Aqif Ersoy i madh është një shqiptar që më shumë se kushdo turk ia ka ngritur emrin Turqisë në botë, është më origjinë nga Kosova me mbiemrin Shuqur – Shuquri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje