Apeli i UEFA-s lë në fuqi dënimin me 10 vite pezullim për klubin e Skënderbeut

4 Maj 2018, 19:19Sport TEMA
Apeli i UEFA-s lë në fuqi dënimin me 10 vite pezullim për

Komisioni i Apelit iUEFA-s ka lënë në fuqi dënimin me 10 vite jashtë Kupave të Europës dhe 1 milione euro gjobë për klubin e Skënderbeut.

Pas seacës dëgjimore të pak javëve më parë, UEFA vendosi të lërë në fuqi këtë vendim për klubin shqiptar që akuzohet për trukime ndeshjes.

Pas këtij vendimi pritet që klubi korçar të apelojë në CAS.

Skënderbeu është klubi i parë shqiptar që akuzohet për trukime ndeshjes ku pas humultimeve të Inspektorëve të UEFA-s u caktua masa e pezullimit me 10 vite jashtë Kupave të Europës pasi bardhekuqtë kishin trukuar një numër të lartë ndeshjes në Shqipëri dhe në ndeshjet europiane.

Në senacën gjyqësore të 26 prillit presidenti Ardjan Takaj së bashku me pesë lojtarë dëshmuan përballë Komisionit të Apelit të UEFA-s i cili doli sot me përfundimin duke lënë në fuqi dënimin me 10 vite për Skënderbeun.

Drejtuesit e klubit korçar kanë deklaruar se do e apelojnë këtë çështje në CAS dhe deri në Gjykatën Federale të Zvicrës, ku do të kërkojnë pafajsinë.

Pas këtij vendimi ka ardhur dhe reagimi zyrtar i klubit të Skënderbeut që përmes një njoftimi për shtyp thekson:

“Sot, më datë 4 Maj 2018, Komisioni i Apelit i UEFA-s shpalli vendimin mbi ankimin e paraqitur nga KF Skënderbeu.

Siç ishte paralajmëruar dhe pritej, asnjë ndryshim nga vendimi pararendës nuk është bërë nga Komisioni i Apelit, pavarësisht argumenteve dhe provave të paraqitura nga pala jonë në seancën dëgjimore të datës 26 Prill 2018.

KF Skënderbeu bën me dije se, brënda afateve ligjore, do të paraqese ankim në CAS, ku do të parashtrohen të gjitha faktet dhe provat që rrëzojnë qëndrimin paragjykues të organeve juridike të UEFA-s. Drejtësia për përfitime personale nuk është drejtësi, veçse abuzim me pozicionin dominues.

KF Skënderbeu është i sigurt në pafajesinë e plotë të kujtdo lojtari apo zyrtari të klubit. Për këtë, të gjitha rrugët e mundshme ligjore do të ndiqen për mbrojtjen e integritetit dhe arritjeve tona historike”, mbyllet reagimi i Skënderbeut.

(TemA)

 

2 komente në “Apeli i UEFA-s lë në fuqi dënimin me 10 vite pezullim për klubin e Skënderbeut”

  1. Red or Dead says:

    U shfaqet si “RIDVANBEU” ,e do zhdukeni si “SKENDERBET” ….turpi i futbollit shqiptar perjet !
    Kur Zeqo me Takajn te marrin Tomorin ,mos harroni tu shkoni prapa ,si qen zorraxhinj besnike presidentesh…..o lepurushat me paliçeta te debores !

  2. Frederica Mogerini says:

    Ca Ylberisteve qe drejtojne ndonje komision ne UEFA u doli boja tani dhe me Bayer Munich duke favorizuar per tre vjet rrjesh Realin, cfare te beje i gjori Skenderbe i Korces me keta pede qe duan ta zhdukin futbollin shqkptar nga EU.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje