Pas lajmit te rende qe mori diten e djeshme ku Apeli i UEFA-s la ne fuqi vendimin per 10 vite jashte Kupave te Europes, korçaret u munden ne sfiden e sotme nga Laçi ne tranferte me rezultatin 3-2.
Bardhekuqte kaluan te paret ne epersi duke krijuar nje avantazh te dyfishte me ane te Ali Sowe duke krijuar pershtypjen e nje fitoreje te lehte, por kurbinasit arriten te permbysnin gjithçka.
Dopieta e Rexhinaldos dhe goli i Bruno Lulajt i dha nje tre pikesh te arte skuadres se Gentian Mezanit qe hedh nje hap te rendesishem per te marre pjese ne Kupat e Europes.
Me kete fitore Laçi mban vendin e katert me 46 pike, ndersa Skenderbeu mban vendin e pare me 69 pike.
Nje fitore te rendesishme mori dhe Kukesi ne sfiden e zhvilluar ne “Zeqir Ymeri” kunder Lushnjes me rezultatin 2-1.
Golat per verilindoret i shenuan Guri dhe Balde kurse per Lushnjen shenoi Pepa me 11 metersh.
Me kete sukses Kukesi mban vendin e dyte me 61 pike, ndersa Lushnja renditet e fundit me 11 pike.
Kamza nuk ka shkuar me shume se barazimi 0-0 ne fushen e saj kunder Luftetarit.
Vendasit nuk arriten dot qe te merrnin tre pike per luften per mbijetese duke ndare nga nje pike me gjirokastritet.
Kamza klasifikohet ne vendin e shtate me 39 pike ndersa Luftetari renditet ne vendin e trete me 51 pike.
Me poshte golat e takimit Laçi-Skenderbeu. (TemA)
Goli i pare i Soue
Goli i dyte i Soue
Goli i trete i Lulaj
Goli i katert i Rexhinaldos
Goli i peste i Rexhinaldos
Nuk kam besuar tek pretendimet e klubit Partizani per skenar te FSHF me disa nga klubet e superiores kunder tij ,por me duket se kane te drejte .Duke supozuar prej shume javesh per vertetesine e ketyre akuzave, kam ndjekur me vemendje ecurine e rezultateve, por edhe sjelljen e arbitrave ne ndeshjet e Skenderbeut .Qe nga fitorja ne Korce me Luftetarin, e ndeshjet e tjera me rradhe,deri tek humbja e javes se kaluar me Kukesin e sot me Lacin,dita me dite,po me krijojne bindjen se presidenca e Skenderbeut, duket e vendosur deri ne poshtersi per te mos lejuar Partizanin te siguroje ndonje vend per ne kupen UEFA.Eshte nje lufte financiare e morale per te demtuar e mundesisht asgjesuar skuadren nga kryeqyteti.Ne vazhdim te ketij budallalleku presidencial ka shume mundesi qe Skenderbeu, pasi te mare tre pike ne Lushnje ( ketu edhe me ndihmen e federates po mos jete ne gjendje ta beje vete),dhe Kukesi te lere ndonje pike siguron titullin dhe pastaj e ben njesoj si sot ne Lac me Luftetarin. Gjithmone ne funksion te sa me siper.Edhe Vllaznia, neqoftese i duhet patjeter, fiton ne Korce, por kjo per tjeter gje.Po ndodhi keshtu do te jete me shume se nje turp i Skenderbeut dhe FSHF, megjithese,pas turpit te Partizanit te bere ndaj tij dy tre vite me pare.