Kamza-Luftëtari/ Ahmataj: Na mungoi finalizimi; Lika: Ishim në tension

5 Maj 2018, 18:38Sport TEMA

Kamza ka arritur një barazim pa gola ndaj Luftëtarit, në një takim ku ekipi i Ahmataj ka shpërdoruar mundësinë e fitores.

Raçiç gaboi nga pika e bardhë duke i hequr tre pikët jetike ekipit të Kamzës. Në një intervistë për “Supersport”, Ahmataj është shprehur i zhgënjyer për humbjen e penalltisë, teksa thekson faktin se ekipi ka ndierë mungesën e Sebino Plakut.

“Nëse do të ishte një penallti e humbur në takimin e fundit, atëherë situata do të ishte akoma më shumë dramatike. Një skuadër duhet të jetë e ekuilibruar kur sulmon dhe gjatë gjitha javës kërkova që të ishim të kujdesshëm, pasi po luanim përballë Luftëtarit. Në ditën e sotme na ka munguar finalizuesi i ekipit tonë, Sebino Plaku. Mund të them se kjo ka ndikuar psikologjikisht edhe te lojtarët e tjerë”, është shprehur Ahmataj.

Kurse trajneri i Luftetarit Hasan Lika u shpreh:

“Ishte një rezultat pozitiv dhe e dinim se është ndeshje e vështirë pasi kundërshtari dha gjithçka pasi gjendet në zonën e ftohtë. Të dyja skuadrat i kanë penalizuar mungesat. Me pak kujdes mund ta kishim ndëshkuar kundërshtarin por edhe ata mund të na ndëshkonin ne në çdo moment.

Kemi lojtar si Aleksi që mbulon krahun e majtë pasi Bregun e duam që të sulmojë para. Në disa momente, veproi shumë mirë dhe në disa komente të tjera nuk ishte aty ku duhet, aq më tepër kur mori edhe karton të verdhë dhe e zëvendësova.

Tensioni? Ne kishim tension pasi kërkojmë të shkojmë në Kupa të Europës por ndeshja ishte “Fair Play” dhe nuk ndikoi tensioni në fushë. Ne u munduam të respektojmë kundërshtarin dhe lojtarët po respektonin njëri-tjetrin”, u shpreh Lika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje