Partizani ka marrë një tjetër rezultat negative dhe në javën e 32-të të Kategorisë Superiore duke zhgënjyer totalisht në takimin kundë Teutës.
Të kuqtë zhvilluan një tjetër ndeshje për tu harruar pasi u mposhtën me rezultatin 1-3 në stadiumin “Selman Stermasi” përballë bregdetarëve që dolën me një fitore të artë nga ky takim.
Skuadra e drejtuar nga tekniku Gentian Begeja, mori një tre pikësh shumë të rëndësishëm në luftën për mbijestesë hedhur një hap të rëndësishëm për të mbijetuar në Superiore.
Me këtë humbje Partizani vë seriozisht në rrezik pjesmarrjen për në Kupat e Europës që është dhe objektivi i vetëm i 15 herë kampionëve të vendit për këtë sezon që ishte një dëshim për kryeqytetasit.
Edhe pse vendasit kaluan në epërsi që në minutën e 16-të me anë të kapitenit Idriz Batha që shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit, sërish nuk arritën dot të merrnin pikë nga kjo sfidë.
Teuta arriti që të kundërpërgjigjej në fund të pjesës së parë me anë të Çyrbjas që barazoi shifrat duke i mbyllur 45 minutat e para në barazim.
Në pjesën e dytë “Djemtë e Detit” do të shënonin dhe dy gola të tjerë me anë të Hrkaç dhe Hilës që vulosën shifrat në 3-1.
Një fitore e rëndësishëm për Teutën që renditet në vendin e nëntë me 37 pikë, ndërsa Partizani pozicionohet në vendin e katërt me 46 pikë.
Ndërkohë, në takimin tjetër Flamurtari dhe Vllaznia ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1.
Vllaznia ishte shumë pranë fitores pasi shënuan të parët me anë të Ribajt, por një gol në minutën e fundit i Kamara i hoqi mundësinë miqëve të dilin me fitore nga kjo transfertë.
Pas këtij barazimi Flamurtari renditet në vendin e gjashtë me 44 pikë, ndërsa Vllaznia klasifikohet në vendin e tetë me 37 pikë
Me poshtë golat e takimit Partizani-Teuta. (TemA)
Goli i parë i shënuar nga Batha
Goli i dytë i shënuar nga Çyrbja
Goli i tretë i shënuar nga Hrkaç
Goli i katërt i shënuar nga Hila