Hemoragji cerebrale, Alex Ferguson shtrohet me urgjencë në spital

5 Maj 2018, 22:13Sport TEMA

Ish-trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson, u shtrua me urgjencë në spital  për shkak të një hemoragjie cerebrale.

76-vjeçari i është nënshtruar menjëherë operacionit duke dalë me sukses

“Operacioni shkoi shumë mirë dhe tashmë ai ka nevojë për një periudhë përkujdesje nga mjekët dhe pushimi për t’u shëruar plotësisht”, thuhet komunikatën e klubit të Manchester United pas operacionit.

Familja e Ferguson ka kërkuar privaci, në këto momente të vështira.

Ferguson u largua nga drejtimi i skuadrës së Manchester United në maj të vitit 2013, pas 26 vitesh në këtë post ku ka fituar 38 trofe në Angli dhe Europë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje