Torino ndal Napolin, Juve një pikë larg titullit

6 Maj 2018, 17:15Sport TEMA

Napoli ka bërë një tjetër hap fals në fushën e saj në javën e 36-të të Serisë A duke mos shkuar më shumë se barazimi 2-2 në sfidën kundër Torinos.

Një barazim që i jep mundësinë e artë Juventusit që të mbyllë matematikisht kampionatin për ndeshjen e ardhshme ku bardhzinjve do ti mjaftoj vetëm një pikë që të shpallej sërish kampion i Serisë A.

Ekipi i Sarrit kaloi dy herë në avantazh me anë të Mertens dhe Hamshik, por nuk arritën dot të ruanin epërsinë pasi Torino u kundërpërgjigj me golat e e Baselli dhe De Silvestrit.

Me këtë pikë Napoli renditet në vend të dytë me 85 pikë, ndërsa Torino klasifikohet në vendin e 10-të me 48-pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje