Mbledhje te Skënderbeu, Daja ka tre në dyshim për ndeshjen e së mërkurës

7 Maj 2018, 12:57Sport TEMA

Dy humbjet e fundit e kanë trazuar ambientin në klubin korçar. Deklarata e trajnerit Daja pas ndeshjes në Laç për rishikimin e pozicionit ka vënë në lëvizje drejtuesit e klubit dhe dje është zhvilluar një takim me ekipin.

Nga drejtuesit e klubit është kërkuar që të sigurohet matematikisht titulli kampion në dy ndeshjet e kësaj jave, me Lushnjën në transfertë dhe me Teutën në Korçë.

Për takimin e së mërkurës në stadiumin “Roza Haxhiu”, i lehtë në letër për t’u fituar, trajneri Daja ka disa lojtarë me probleme fizike dhe mendohet të mos i rrezikojë.

Osmani, i dëmtuar që para ndeshjes me Laçin, por edhe Shehi dhe Muzaka, nuk janë në gjendjen e duhur dhe pritet të vendosë stafi mjekësor, nëse do të përfshihen apo jo në 18-she.

Kthehet në këtë ndeshje mbrojtësi Gledi Mici, i cili ishte i skualifikuar për shkak kartonësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje