Danilo Alves largohet nga Flamurtari, por lë të hapur rikthimin

7 Maj 2018, 16:39Sport TEMA

Sulmuesi brazilian e Flamurtarit, Danilo Alves duket se është larguar nga Flamurtari, ndërsa klubi vlonjat i ka rezervuar edhe një ceremoni për këtë rast.

Në zyrat e klubit, Presidenti Idrizi ka sjellë një tortë me ngjyrat kuqezi, numrin 99 dhe emrin e djalit të Danilos, Enzo, në shenjë mirënjohjeje për sulmuesin brazilian.

Alves ka reaguar edhe nëpërmjet një statusi në Facebook, ku falënderon Presidentin Idrizi dhe familjen Flamurtari siç e quan ai, për mikpritjen dhe respektin ndaj punës së sulmuesit.

Braziliani thekson se nuk e di ende të ardhmen, por nuk mohon mundësinë e rikthimit për të kontribuuar për klubin vlonjat.

“Familja e Vlorës dhe Flamurtarit, dua t’ju falënderoj të gjithëve për dashurinë, respektin dhe admirimin ndaj punës tije.

E ardhmja ime i përket Zotit, por nëse do kthehem te Flamurtari, do të ndihmoj ekipin me më të mirën time.

Faleminderit presidentit Idrizi për dashurinë dhe respektin që ka pasur për mua, kjo është diçka reciproke”, shkruan Danilo Alves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje