Organizimi i Kupës së Botës së vitit 2026 është kthyer në një “mollë sherri” për shumë shtete. Nga njëra anë tre shtetet si SHBA, Kanadaja dhe Meksika kanë sugjeruar një organizim në territorin e këtyre shteteve dhe sipas llogaritjeve do të sillte një fitim prej 11 miliardë dollarë për FIFA-n.
Një Kampionat Botëror i Amerikës së Veriut parashikohet të krijojë 14 miliardë dollarë të ardhura, ndërkohë që presidenti i futbollit i SHBA, Carlos Cordeiro tha se do të ishte Kupa Botërore më e suksesshme e zhvilluar ndonjëherë.
Megjithatë, Cordeiro nuk është i vetmi që mbështet idenë e një organizimi të Botërorit në Amerikën e Veriut, me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump që ka theksuar se do të ishte një turp nëse vendet që ne mbështesim gjithmonë do të lobojnë kundër ofertës amerikane.
Por, oferta e SHBA-së, Kanadasa-së dhe Meksikës nuk është e vetmja, pasi edhe Maroku gjithashtu ka bërë ofertë për të organizuar ngjarjen më të madhe të futbollit botëror dhe kanë marrë mbështetje të konsiderueshme në javët e fundit.
Shpresoj shume qe kupa e botes te mos behet ne SHBA qe ska lidhje me futbollin.
Si mund te vini ne diskutim organizimin e boterorit 2026 ne Amerike?
Sikur sot te vendoset qe te mos “zhvillohet” boterori Rusi 2018, Amerika eshte e gateshme me infrastrukturen ekzistuese pa vene dore fare, t’a perballoje kete event te rendesishem dhe jo me ne ne 2026 e larget.
Te gjithe i mbajme mend dy Boteroret e Futbollit zhvilluara ne Meksike, kane qene nje skandal i vertete, per lartesine e qytetve ku luhej dhe per temperaturat e nxehta, per te mos folur per kushtet e tjera, na kerkojne edhe nje te trete.
Futbolli ka lindur ne Angli dhe ky vend ka pasur nderin t’a organizaje vetem njehere dhe nashi nako-trafikantet kerkojne Boterorin e trete, ben vaki me pare droge cfate nuk blen, sic beri Katari qe bleu Blater dhe pisa te tjere ne FIFA qe i dha organizimin e Boterorit 2022.