Idrizi: Jetë të gjatë “mbretit” Duka, janë një grup burracakësh që kanë mënyrën e tyre të jetesës në këtë lloj sistemi

8 Maj 2018, 16:13Sport TEMA

Presidenti i skuadrës së Flamurtarit, Sinan Idrizi, ishte personi që u dënua më ashpër nga ana e Komisionit të Disiplinës duke u përjashtuar me 18 muaj nga aktiviteti.

Por, ky vendim nuk do ta ndalë presidentin e klubit vlonjat të shikojë ndeshjen e skuadrës së tij brenda në Vlorë.

Ndërkohë, Idrizi ka dhënë dhe një lajm të mirë për sportadashësit e qytetit të Vlorës ku deklaroi se javën e kaluar është bërë pagesa e parë për masterplanin e ‘Vlora Sport”.

 “Nga Federata nuk kemi se çfarë presim, është histori tjetër. Ndeshjet e Flamurtarit nuk do t’i ndjek në transfertë, por sa të jenë ato në shtëpi, do t’i ndjek të gjitha. Nuk do të marr një vinç, për t’i ndjekur në stadium, por kemi mënyra të tjera dhe do t’i shoh, të jeni të sigurt për këtë gjë.

Një lajm i mirë për sportdashësit vlonjatë është që javën e kaluar kemi bërë pagesën e parë për masterplanin e ‘Vlora Sport”. Tani do të fillojmë investimin tonë të sportit, nuk do të merremi me këta që lehin dhe dënojnë. Na mungon stafi për ndeshjet e radhës? Këto janë histori të thjeshta për t’u gjetur, ne gjejmë stadium, staf. Nuk ka probleme Vlora për këto gjëra. Për shembull stafin mund ta gjejmë atë të fëmijëve 12-vjeçarë për këtë ndeshje. Do ta gjejmë një zgjidhje”, u shpreh Idrizi për “RTSH Sport”.

Në vijim Idrizi ka thumbuar kreun e Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastratin, si dhe Bujar Pregjën bashkë me Armando Dukën që e cilësoi si “mbret”.

Duke iu kthyer dënimit, Idrizi e cilëson të pamoralshëm dhe nuk kursen ironinë ndaj institucionti ët futbollit dhe përfaqësuesve të tij si Kastriti, Pregja apo edhe “mbretin” Duka.

“Disiplina nuk ka marrë pamjet filmike, ka marrë fjalët e shenjtorëve që më vjen keq për një plak me thinja të bardha i cili në vend që të gëzojë pensionin me fëmijët e tij, një zotëri që mos gabohem quhet Kastrati, të cilin e kam respektuar për hatër të moshës, që të flasë gjëra që nuk i kanë hije. Nëse do të vijë të vërtetojë që një nga pjesëtarët e stafit të tij, të Federatës së Futbollit është një kumarxhi që ka probleme me bankat, me bastet e Vlorës, të vijë ta vërtetojë në Vlorë.

Të marrë informacion edhe në komisariat. Ne do të vazhdojmë punën tonë me ndershmërinë tonë, këto le të dënojnë. Është njëlloj si të të fyejnë në Amsterdam në një rrugicë të bukur me drita të kuqe, është njëlloj sikur të të fyejnë ata e të të dënojnë ata. Unë vazhdoj investimin tim.

Të presim dhe të shohim. Por e vërteta nuk është e vërtetë ajo që them unë, por e të gjithë palëve, ke edhe tifozerinë, ke policinë. Nuk kemi vetëm shenjtor Pregjën, këta janë grup burracakësh, nuk kanë lidhej këta me asnjë gjë.

E përsëris, këta janë grup burracakësh që kanë mënyrën e tyre të jetesës në këtë lloj sistemi. Por të jeni të sigurt që këta nuk më ndalin dot mua në projektin tim. Unë lus Zotin që zoti Duka të ketë jetën sa më të gjatë, që të jetojë sa më gjatë në krye të Federatës së Futbollit, që ditën kur unë të filloj projektin ‘Vlora Sport’ ta kem atje, me këmbë dhe me dorë dhe me jetë të gjatë. E përsëris, jetë të gjatë mbretit tonë”, përfundoi Sinan Idrizi. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje