Andi Lila: Kampionati shqiptar ka shumë polemika, por mertion një notë të mirë

9 Maj 2018, 16:14Sport TEMA

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Andi Lila është i pranishëm në ditën e sotme për takimin mes Luftëtarit dhe Partizanit.

Teksa kampionati grek ka përfunduar, Lila po e shfrytëzon periudhën e pushimit në Shqipëri për të ndjekur nga afër duke luajtur edhe shokët e tij.

“Distanca është e shkurtër dhe erdha të shoh takimin e Luftëtarit me Partizani, meqë jam në Shqipëri. Shpresoj të fitoj më i forti dhe të shoh një ndeshje të bukur.

Meqë erdhëm këtu do të takojë edhe miqtë e vjetër si Preiti që e kisha te Parma, por edhe të shoh Abazajn, Bregu dhe Rrocën më nga afër.

Gjithashtu të shoh edhe një ndeshje pa polemika. Meqë ka shumë polemika në Shqipëri, mendoj se kampionati meriton një notë shumë të mirë, pasi ku ka zë nuk është pa gjë. Stërvitjet dhe terrentet janë të mira që lojtarët të shprehin kualitetin e tyre”, është shprehur Andi Lila.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje