Dueli direkt për Kupat e Europës mes Luftëtarit dhe Partizanit është mbyllur me rezultatin e barabartë 2-2 me të dyja ekipet që ndajnë nga një pikë.
Të kuqtë nuk arrijnë që të fitojnë në kampionat prej pesë javësh duke zhgënyar dhe në sfidën e sotme në Gjirkoastër ku edhe pse krijuan një epërsi të dyfishtë nuk arritën dot që të merrnin fitoren.
Një pikë e rëndësishme kjo për bluzinjtë të cilët reaguan mjaft mirë në pjesën e dytë duke ruajtur distancën në renditje me të kuqtë me pesë pikë, duke hedhur një tjetër hap të madh drejt Kupave të Europës.
Skuadra e drejtuar nga tekniku Dalipi zhvilloi një 45 minutësh spektakolar duke shënuar që në minutën e 26-të me anë të Asani që realizoi një gol mjaft të bukur brenda zonës.
Goli i dytë nuk do të vonte shumë pasi në minutën e 30-të ishte qëndërmbrojtësi Gojkoviç që shënoi golin e dytë për miqtë duke krijuar idenë e një fitore për 15 herë kampionët e vendit.
Por, pjesa e dytë do të fliste totalisht për skuadrën e Hasan Likës që përveçse barazoi rezultatin ishte dhe shumë pranë fitores duke shpërdoruar shumë raste.
Kristal Abazaj që në startin e pjesës së dytë barazoi shifrat për vendasit duke shënuar nga një pozicion tepër i vështire duke lënë të shtangur portierin Hoxha.
20-minuta para fundit ishte Rrapo që ngriti në peshë stadiumin e Luftëtarit duke barazuar shifrat pas një aksioni spektakolar që u konkretizua në mënyrë perfekte.
Minutat e mbetura nuk dhuruan ndryshim rezultatin me Luftetarin që ruan vendin e tretë në renditje me 52 pikë, ndërsa Partizani renditet në vendin e pestë me 47 pikë.
Ndërkohë, në takimin tjetër Skënderbeu ka bërë detyrën në sfidën kundër Lushnjes në transfertë duke fituar me rezultatin 4-2.
Një fitore me përmbyjse për korçarët që edhe pse u gjendën në disavatazh të dyfishtë arritën që të dilinin me tre pikë nga kjo transfertë.
Golat për vendasit u shënuan nga Pergjini dhe Pepa, ndërsa për bardhekuqtë Ali Soue shënoi një tripletë dhe James vulosi shifrat në 2-4.
Me këtë fitore Skënderbeu hipotekon titullin kampion i Kategorisë Superiore, ku në rast të një humbjeje të Kukësit ndaj Teutës shpallet zyrtarisht kampion tre javë përpara fundit të kampionatit.
Ndërsa, sfida tjetër mes Flamurtarit dhe Laçit e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.
Kujtojmë që në orën 19:00 luhen dy takimet e fundit të javës së 33-të që janë Teuta-Kukësi dhe Vllaznia-Kamza.
Më poshtë golat e takimit Luftëtari-Partizani. (TemA)
Goli i shënuar nga Asani
Goli i shënuar nga Gojkoviç
Goli i shënuar nga Abazaj
Goli i shënuar nga Rapo
A shkoj ndonje tek Erjon Bracja ti jape kurajo me ndonje pras Lavdari ne prapanice per deshtimin e partizanit?
Mbajeni Bracen se mos vdese rruges…