Luftëtari-Partizani/ Dalipi: Vuajtëm oshilacionet e fillimit të sezonit; Lika: Më pëlqeu reagimi

9 Maj 2018, 18:38Sport TEMA

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, mendon se në barazimin e sotëm ka ndikuar oshilacioni i vazhdueshëm i skuadrës në këtë sezon. Dalipi theksoi se luhatjet i kishin pritur punë ekipit.

“Kishim një javë shumë të shkurtër për të punuar, vinim pas një humbje të rëndë. Djemtë punuan, por kaq kohë kishim. Pas pjesës së parë folëm me lojtarët, biseduam se duhet të ishim të kujdesshëm se nuk ka mbaruar asgjë. Nuk dua të bëj fajtorë lojtarët, por oshilacionet e vitit si duket futen ekipin në trysni dhe ndjeu ngarkesën e sezonit. Morëm rezultat pozitiv, e vërtetë që na largon nga lufta e vendit të tretë. Nuk që e thënë, por kemi tre ndeshje të tjera, kemi një javë shumë të vështirë me Vllazninë që luan për mbijetesë. Duhet të kemi moralin në rregull. Komplimentoj lojtarët, ky është futbolli dhe të vjen keq që nuk morëm më shumë se një barazim.

Në përbërje kam lojtarë të mirë, ndeshje të këtij karakteri na duhen, të luftuar kaq fort. Ato bëjnë që lojtarët të luajnë më tepër. Skuadra nuk kishte lidhje me prezantimin e sotëm në krahasim me sfidën me Lushnjën. Lojtarët duhet të ndjejnë ndeshje të kësaj rëndësie për të dhënë gjithçka, duhet punuar që 3 pikët janë të njëjta si me Luftëtarin, ashtu edhe me skuadrat e tjera. Do të luftojmë deri në fund për Europën, se është i vetmi objektiv që shpëton sezonin me shumë probleme.

Dihet që Vllaznia e vështirë, por kemi objektiv madhor. Shpresojmë të bëjmë diçka për tifozët për ndeshjen e kthimit. Kemi nevojë për ta në ndeshjen me Vllazninë.

Ajo pse isha i mërzitur pas Kukësit, ishte fakti që e di që nuk është ekipi ky. Këto lojtarë janë ata që kanë qenë super të motivuar, ndërsa ndodhin ndeshje të tilla. Po si duket ndikojnë oshilacionet e vitit, do të ishte në vazhdimësi më e mirë skuadra nëse do të kishte që në fillim qëndrueshmëri. Rrjetet sociale kanë ndikuar pak, se punojmë gjatë gjithë javës bashkë, rezultat i shikon gjithkush. Pastaj gjithçka komentohet është rezultati. Nuk kam humbur besimin, edhe këto 3 javë do të luftojmë që të arrijmë të çojmë skuadrën në Europë, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Dalipi.

Kurse trajneri i Luftëtarit Hasan Lika u shpreh:

“Ishte pozitiv reagimi i skuadrës në pjesën e dytë pasi zhvilluam një ndeshje të mirë përballë një skuadre që na vuri në vështirësi. Luajtëm me më shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe e kërkuam më shumë rezultatin, gjë e cila u pa edhe në fushë në krahasim me pjesën e parë.

Na duhet të luftojmë në çdo ndeshje pasi shkojmë në Kukës dhe kemi një ndeshje të vështirë sepse së bashku me Skënderbeun, ata kanë bërë historinë në arenën europiane.

Ne punojmë gjithmonë në goditjet standarde por kemi probleme me shtatlartësinë e lojtarëve. Kemi probleme edhe me goditjet direkte në krahun tonë. Mund të them se kemi probleme në aspektin mbrojtës por edhe në sulm. Meqë është fundi i kampionatit nuk mendoj se do të na prishin shumë punë.

Skuadra për Europën? Për Europën nuk kemi filluar ta projektojmë skuadrën pasi nuk e kemi siguruar akoma. Kur ta sigurojmë do të fillojmë të mendojmë.

Për ne çdo mungesë është e rëndësishme por edhe çdo lojtar që luan është i rëndësishëm”, u shpreh Hasan Lika.

1 komente në “Luftëtari-Partizani/ Dalipi: Vuajtëm oshilacionet e fillimit të sezonit; Lika: Më pëlqeu reagimi”

  1. Bobrati says:

    O Dalip po nuk bete Bashkim Finon kryetar te FSHF ta dini se Partizani kurre nuk fiton kampionatin edhe sikur te vdese Erjon Bracja pas topave te demit. Pyeta edhe keta ekspertet e Tema por asnjeri nuk jep zgjidhje perfshire edhe ate zhuzhakun Fatjon Shehu qe i ka turrinjte si bytha e Bazes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje