FOTOT: Ja si kanë ndryshuar maskotat e Botërorëve

10 Maj 2018, 15:11Sport TEMA

Duke qenë se kanë mbetur edhe pak ditë nga Botërori që do të mbahet në Rusi, vëmendje të madhe marrin edhe detajet e ndryshme ku një shembull konkret është ai i maskotave.

Maskota, ose imazhi që përfaqëson Botërorin, ka ndryshuar ndër vite dhe vihet re se shpesh herë janë preferuar kafshë, ndërkohë që në fillimet e tyre, maskotat preferoheshin si njerëz. Ja si kanë ndryshuar maskotat ndër vite.

Kupa e Botës Angli 1966 (Uilli)

Në Angli ishte si maskotë një luan, duke qenë se është përdorur gjithmonë si simbol i shtetit (edhe vetë kombëtarja angleze njihet si “kombëtarja e 3 luanëve”. Ky luan është maskota e parë që është krijuar për një kampionat botëror të futbollit. Ai mban veshur një fanellë një fanellë me flamurin e Britanisë së Madhe.

 

Meksikë 1970 (Juanito)

Në Botërorin e Meksikës u përdor si maskotë një fëmijë, i quajtur Juanito. Ai ishte i veshur me sombrero, veshje tradicionale meksikane ku shkruhej Meksikë 70.

 

 

Gjermani 1974 (Tipi dhe Tapi)

Tipi dhe Tapi ishin maskotat e Botërorit 1974 që mbahej në Gjermani. Ata ishin dy të rinj, që mbanin të veshur uniformat e Gjermanisë, ku në njërën shkruhej WM (Weltmeisterschaft-Kupa e Botës) dhe në tjetrën 74 (viti i botërorit).

 

Argjentinë 1978 (Gauchito)

Guacho ishte një djalë i vogël, i veshur me uniformën e Argjentinës dhe me një kapele tipike argjentinase, ku shkruhej “Argjentinë 78”

 

 

Spanjë 1982 (Naranjito)

Emri Naranjito vjen nga fjala “naranja”, që është një lloj portokalli tipik për Spanjën. Portokalli u përdor si maskotë në këtë Botëror dhe mbante të veshur uniformën e Spanjës.

 

 

Meksikë 1986 (Pique)

Pique quhej maskota e vitit 1986 në Botërorin që u mbajt në Meksikë dhe ishte një spec djegës, tipik për kuzhinën meksikane i cili mbante veshur rrobat tradicionale meksikane dhe mustaqet e gjata.

 

Itali 1990 (Hello)

Maskota që u përdor në Itali u quajt “Hello” nga tifozët italianë dhe ishte një robot i veshur me ngjyrat e flamurit të Italisë.

 

 

SHBA 1994 (Striker)

Në SHBA, maskota ishte një qen i veshur me uniformën e kombëtares amerikane me një shkrim “USA 94” dhe quhej Striker (sulmues).

 

 

Francë 1998 (Footix)

Tashmë dihet që simboli i Francës është gjeli dhe asgjë tjetër më mirë se një gjel nuk mund të përdorej si maskotë. Gjeli i quajtur Footix vinte nga bashkimi i fjalëve Football dhe Aster Ix.

 

 

Kore-Japoni 2002 (Ato, Kaz dhe Nik)

Krijuar tërësisht në kompjuter dhe përfaqësojnë një ekip futbolli që i përket së ardhmes. Ato (portokalli) është trajner, ndërsa Kaz dhe Nik (lejla dhe blu) janë lojtarët e ekipit. Emrat e tyre u zgjodhën me votim në internet dhe në dyqanet e McDonald’s në Kore dhe Japoni.

 

Gjermani 2006 (Goleo VI dhe Pille)

Në Botërorin e 2006, ishin dy maskota, ku Goleo ishte një luan i veshur me fanellën e Gjermanisë, ndërsa Pille ishte një top futbolli. Fjala “Pille” përdoret në Gjermani dhe i referohet lojës së futbollit.

 

Afrika e Jugut 2010(Zakumi)

Zakumi është një leopard afrikan me flokë të gjelbra dhe pantallona të shkurtra, dhe një fanellë të bardhë ku shkruhej “Afrikë e Jugut 2010”. Emri i tij përbëhet nga Za (shkurtimi i Afrikës së Jugut në Afrikë) dhe kumi (termi që tregon numrin dhjetë në shumë dialekte afrikane).

 

Brazil 2014 (Fuleco)

Fuleco është një krijesë zvarranike e verdhë me kurriz blu, veshur me një bluzë të bardhë ku shkruhej “Brazil 2014”.

 

 

Rusi 2018 (Zabivaka)

Zabivaka është maskota që do të përdoret këtë vit në Botërorin e Rusisë. Ai është një ujk që mban të veshur uniformën e Rusisë. Zabivaka vjen nga rusishtja dhe mund të përkthehet si “ai që shënon”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje