Lista e Kombëtares Shpres, trajneri Bushi vjen me risi nga Superiorja dhe Belgjika

23 Maj 2018, 13:09Sport TEMA
Lista e Kombëtares Shpres, trajneri Bushi vjen me risi nga Superiorja dhe

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur pak minuta më parë listën e lojtarëve të grumbulluar për tri ndeshjet miqësore që do të zhvillohen nga datat 28 maj deri më 8 qershor, me Bosnjë Hercegovinën dhe dy herë me Bjellorusinë.

Në listën e tij ka pasur disa emra të rinj, mes tyre edhe nga Superiorja, siç është Valon Ethemi i Kukësit, por edhe Dramolli i Bylisit.

Trajneri Bushi ka grumbulluar Kejdi Baren, i cili mungonte në listën e Kombëtares së Panuçit, ndryshe nga sa ndodhi në miqësoren me Norvegjinë.

Nga Belgjika vijnë Lindon Selahi i Standardit të Liezhit dhe Sebastjan Spahiu i Muskronit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje