Zyrtare: Unai Emery është trajneri i ri i Arsenalit

23 Maj 2018, 11:34Sport TEMA

Unai Emery është zyrtarisht trajneri i ri i Arsenalit në Premier League, pas mbretërimit 22-vjeçar të Arsene Wenger.

Është vetë klubi londinez që njoftoi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare emërimin e spanjollit në krye të “Topçinjve”.

Emëry ka nënshkruar për tre vite dhe do të përfitojë të paktën 15 milionë paund në total.

Jam shumë i emocionuar që iu bashkova një klubi të madh. Arsenali njihet dhe dashurohet në të gjithë botën për stilin e lojës, menaxhimin e talenteve të futbollit, stadiumin fantastik dhe vazhdimësinë e e klubit,” – ishin fjalët e para të spanjollit.  

“Jam i emocinuar për mundësinë që po më jepet për një hapur një kapitull të ri në historinë e Arsenalit . Kam takuar me Stan dhe Josh Kroenke dhe është e qartë se ata kanë ambicie të mëdha.”

Unai Emery e ka nisur karrierën e trajnerit te Deportivo Lorca në vitin 2005, teksa si futbollist është aktkvizuar përgjithësisht në “Segunda Division”.

Gjatë karrierës së trajner ka drejtuar Almerian, Valencian, Spartakun e Moskës e më pas Sevillan dhe PSG-në.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje