Trabzonspori, 200 mijë euro Chievos për Ali Sowe

23 Maj 2018, 15:09Sport TEMA

E ardhmja e Ali Sowe mund të jetë në Turqi te Trabzonspori. “Goleadori” i Superiores pëlqehet shumë nga klubi turk, që ka përgatitur një ofertë prej 200 eurosh për Chievon, skuadër që ka në pronësi sulmuesin nga Gambia.

Lajmi konfirmohet nga shtypi turk, që e konsideron afrikanin Sowe makineri golash. Tashmë topin kalon në fushën e Chievos, që na në dorë të ardhmen e lojtarit.

Shuma nuk është e madhe, por nëse mungojnë ofertat më të mira për të, skuadra e Serisë A mund ta pranojë ofertën.

Sa i përket qëndrimit të mundshëm te Skënderbeu, gjithçka do të varet nga pjesëmarrja ose jo e kampionëve të Shqipërisë në Champions.

UEFA e ka pezulluar për 10 vjet Skënderbeun në kompeticionet europiane, por korçarët pretendojnë se me ankimin në KAS të paktën edhe për sezonin e ardhshëm ekpi juglindor do të jetë në Europë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje