Balla i 'tërheq' veshin kryebashkiakut të LSI në Cërrik për abuzimin me të punësuarit në Bashki: Kujdes...

25 Maj 2018, 18:28Politika TEMA
Balla i 'tërheq' veshin kryebashkiakut të LSI

Në vijim të turit të llogaridhënies publike të Qeverisë, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u ndalën në qytetin e Cërrikut.

Të shoqëruar nga disa zëvendësministra dhe drejtues qëndrorë institucionesh ato iu përgjigjën një për një dhjetëra banorëve që kërkuan llogari për hallet që i shqetësojnë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të disa banorëve, të cilët denoncuan raste flagrante në administratën e Bashkisë Cërrik, Balla deklaroi se reforma administrative territoriale nuk u bë për të fryrë administratën e Bashkisë me militantë partie, por për ta reduktuar atë nga njerëz që rrinë gjithë ditën kot e që marrin rrogën në bashki pa bërë asnjë punë.

“Dua t’i tërheq veshin Kryetarit të Bashkisë Cërrik jo pse është i LSI-së, sepse aty ku është zgjedhur ka marrë mbështetjen tonë tre vite më parë, mbështetjen e shumicës së popullit të Cërrikut.

Dhe ne duam të bashkëpunojmë në shërbim të popullit të shkëlqyer të Cërrikut.

Por, dua t’i kujtoj se reforma administrative territoriale nuk u bë për të fryrë administratën e Bashkisë me militantë partie, por për ta reduktuar atë nga njerëz që rrinë gjithë ditën kot e që marrin rrogën në bashki pa bërë asnjë punë.

Fakti që bashkia e Cërrikut e harxhon buxhetin e vet në pjesën më të madhe për paga, i ul kësaj Bashkie kapacitetin konkurues dhe bashkëfinancues me fondin e zhvillimit të rajoneve, ku bashkëfinancimi është një kriter themelor.”, deklaroi Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje