Protesta e opozitës, reagon OSBE: Të jetë paqësore e demokratike

25 Maj 2018, 17:33Politika TEMA

Misioni i OSBE në Tiranë ka reaguar në lidhje me protestën që opozita ka lajmëruar se do të mbajë ditën e nesërme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Përmes një njoftimi zyrtar OSBE bën me dije se shpreson që protesta e së shtunës të jetë sa më paqësore e demokrate.

Ky reagim për protestën erdhi pas takimeve të delegacionit të nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së me Presidentin Meta, kreun e Kuvendit Ruçi, krerët e opozitës Basha e Kryemadhi si dhe ministrin e Jashtëm Bushati.

Statusi i plotë:

Një delegacion i nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare (AP) të OSBE-së, i cili përbëhet prej Presidentit të saj George Tsereteli dhe Sekretarit të Përgjithshëm Roberto Montella, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

 Zyrtarët e lartë kanë zhvilluar takime me Presidentin e Republikës Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe Kryetarët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Gjatë takimeve ata shprehën vlerësimin e tyre sa i përket mbështetjes së Shqipërisë për veprimtaritë e OSBE-së, si dhe gatishmërinë e AP të OSBE-së për ta shoqëruar popullin shqiptar dhe udhëheqësit e tij në procesin e reformave që po implementohet në vend.

Në lidhje me protestën që do të mbahet të shtunën nga Opozita shqiptare, shprehën shpresën se ajo do të jetë paqësore dhe demokratike. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje