Përveç Donald Lu, nga Shqipëria pritet që të largohet edhe Romana Vlahutin, që ashtu si ambasadorit amerikan, i mbaron mandati.
Të dy këta ambasadorë u kthyen në personazhet kryesorë të politikës shqiptare, për shkak të imponimit të tyre për reformën në drejtësi, që pritet të ndëshkojë politikanët e niveleve të larta në Shqipëri.
Vlahutin në fakt i mbaron mandati pas disa muajsh, por portalet pranë Berishës dhe Bashës e kanë nxjerrë lajmin në një ditë me atë të Donald Lu, për të krijuar idenë se ata nuk po largohen se po iu mbaron mandati, por si ndëshkim për qendrimet që kanë mbajtur në Shqipëri.
Në portale ndërkohë, ka nisur të qarkullojë dhe emri që pritet të zëvendësojë Vlahutin.
Ai është italiani Luigi Soreca.
Luigi Soreca ka mbajtur detyra te ndryeshme në BE.
Ai ka qenë drejtor për Sigurinë në DG HOME.
Drejtoria e tij kontribuon në objektivin e Unionit për të ofruar një nivel të lartë sigurie për qytetarët evropianë dhe rrjedhimisht në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.
Ai dhe ekipi i tij kanë për detyrë implementimin e Axhendës Evropane për Sigurinë, të përcaktimit dhe zhvillimit të aktiviteteve nga praktikat më të mira në legjislacion, luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda, promovon bashkëpunimin në zbatimin e ligjit në nivel evropian, edhe me ndihmën e EUROPOL e CEPOL.
Drejtoria është përgjegjëse edhe për zhvillimin e politikave anti-drogë, edhe me ndihmën e EMCDDA.(TemA)
THANKS , ROMANA!!!!!!!
JOU ARE THE BEST !!??????????????????????
e bene Sala me te tjeret shqiperine nje ;;NAPOLI.. italian.ishallah sfuten ne BE-dhe fillon renia e demokracise dhe trokasin hapat e para te rilindjes se komunizmit, hapat e para te rikthimit te Enver Hoxhes ,me plot gojen i pavdekshem.