Prokurori Kulluri në Itali, merr në pyetje Agron Xhafajn. Ja si spekuloi kreu i opozitës Basha...

25 Maj 2018, 09:00Politika TEMA

Prokurori i çështjes së Agron Xhafajt, Përparim Kulluri gjendet në Itali për të marrë në pyetje Agron Xhafajn.

Këtë e ka bërë të ditur mbrëmjen e së enjtes gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Debati” në Channel One, Roland Qafoku.

Sipas gazetarit Qafoku, Agron Xhafaj gjendet në një burg në Romë dhe pritet që prokurori Kulluri ta marrë atë në një seancë pyetje përgjigje.

Sipas burimeve të gazetarit Qafoku, edhe ekspertiza e video-përgjimit mbi çështjen e vëllait të ministrit të brendshëm do të kryhet në Itali.

Të njëjtat burime shtojnë se gjithcka do realizohet përmes një bashkëpunimi mes prokurorisë shqiptare dhe asaj italiane.

Prokurori shqiptar do pyesë Agron Xhafajn lidhur me video-përgjimin, njohjen e tij me Albert Veliun të njohur si “Babalja” dhe rrethanat e video-përgjimit.

Nderkohe qe Lulzim Basha dhe drejtuesit e tjere te PD kane hedhur spekulimin se Agron Xhafaj nuk gjendet ne burg ne Itali, madje nuk dihet vendndodhja e tij.(TemA)

5 komente në “Prokurori Kulluri në Itali, merr në pyetje Agron Xhafajn. Ja si spekuloi kreu i opozitës Basha…”

  1. tomi says:

    Dhe opozita paska spekuluar; ndersa Roland Qafoku jo? Ore jeni mire ju qe luani rolin e zotit ne gjithshka? Po sikur te spekuloje ky? Gazete leshi. Pa pike personaliteti.

  2. Shqiptari nga Kosova says:

    Basha nese thot: avioni fluturon, nuk duhet ti besosh. Pastaj leje per te tjerat..!!!!????

  3. Zigur Qarri says:

    Perse duhet te shkoje Prokurori ne Itali,kur Agron Xhafaj mund te merrej ne pyetje ne Shqiperi?
    Sa eshte kosto e vajtje ardhjeve te Prokurorit,dëm qe rëndon ne kurriz te takspaguesve shqiptare?
    Perse e lejoi Fatmir Xhafaj Vellain e tij te largohej,me pare se te merrej ne pyetje nga Prokuroria,ashtu
    si u veprua me Babolen?Ministri i mbrendeshem abuzon me detyren e tij si diçka fare normale,dhe
    s’mban asnje pergjegjesi!Fatmir Xhafaj duhet te largohej nga detyra menjehere,pas kesaj ngjarje,dhe te
    pergjigjej para drejtesise.

  4. kazani mediatik says:

    Po Edi Rama sikur tha qe ekspertiza e videos ishte bere nga nje agjenci prestigjoze ? Madje edhe Taulant Balla qe ne pergjithesi nuk flet shume e konfirmoi kete fakt ? Prape ekspertize ne Itali ?!

  5. Pitkini says:

    Ti Zigur Qarri,t’i rruash lesht Fatmir Xhafes.Ai po punon mire,eshte njeriu i pershtshem per minister i brendshem dhe do jete ne detyre,do apo nuk do ti,apo idhulli yt Sali Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje