Dosje të zhdukura, fletë hetimi të grisura përtokë dhe dëmtimi i kamerave të sigurisë ishte gjithçka mbeti pas grabitjes së paprecedentë të Prokurorisë së Durrësit, ndërkohë që hetuesit thonë se autorët “e dinin mirë se çfarë po kërkonin”.
Nga Lindita Çela
Dosje të zhdukura si dhe dhjetra fletë hetimi të grisura më dysh e të flakura përtokë u konstatuan nga oficerët e policisë gjyqësore mëngjesin e së enjtes, pas sinjalizimit për bastisjen e paprecedentë të Prokurorisë së Durrësit.
Në mesditë, hetuesit e çështjes-të ndihmuar edhe nga të dërguar të Prokurorisë së Përgjithshme ende nuk kishin përfunduar inventarin e dosjeve të zhdukura nga zyra e prokurorit të Task-Forcës Afrim Shehu dhe e oficerit të policisë gjyqësore që bashkëpunon me të.
“Duket se kanë punuar për një kohë të gjatë aty. Kanë marrë materialet që u duheshin dhe ato që i kanë quajtur të pavlera i kishin grisur dhe lënë në tokë,” tha për BIRN një pjestar i grupit të hetimit në kushtet e anonimitetit.
Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se ambientet e Prokurorisë së Durrësit ishin sulmuar nga persona të paidentifikuar, të cilët sipas saj kanë përdorur mjete të forta për të hapur derën e zyrës së serverit-ku fillimisht kanë dëmtuar pajisjet e kamerave të sigurisë.
Prokuroria e Durrësit ka regjistruar një procedim penal për ngjarjen e rëndë, me dyshimin se grabitja është kryer nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal. Gjithashtu, prokuroria ka regjistruar edhe veprat penale të “ndërhyrjes në sisteme kompjuterike” dhe “zhdukja ose humbja e fashikullit [të hetimit].
Bastisja e Prokurorisë së Durrësit dhe zhdukja prej saj e dosjeve të hetimit ndodh rreth dy javë pas vjedhjes ende pa autorë të postës së këtij institucioni-ngjarje kjo e ndodhur më 8 maj. Të dhënat e siguruara tregojnë se autorët dyshohet se kanë vjedhur dosje në hetim, materiale të serverit, regjistrime të kamerave të sigurisë por edhe kartat hyrëse dhe dalëse të personelit të Prokurorisë.
Një burim nga grupi i hetimit i tha BIRN se autorët kanë hyrë nga dera e pasme e Prokurorisë, e më pas janë ngjitur në katin e pestë të institucionit- aty ku janë dhe zyrat e drejtorit të task-forcës në këtë Prokurori. Sipas tij, “autorët e dinin mirë se çfarë kërkonin”.
Sipas organit qendror të akuzës, dyert janë hapur me dhunë.
“Është konstatuar se këta persona kanë hapur me forcë edhe zyrën e një prokurori dhe një zyre të oficerëve të policisë gjyqësore. Ngjarja ka ndodhur gjate orëve të vona të natës, kur Godina e Prokurorisë ruhej nga punonjësit e policisë private,” thuhet në njoftimin për shtyp.
Afrim Shehu është një ndër hetuesit më të vjetër të Prokurorisë së Durrësit. Përveç drejtimit të zyrës së task-forcës, ky prokuror kohët e fundit ka pasur nën hetim çështjen e falsfikimit të pronave në zonën e Gjirit të Lalzit. Katër ish-zyrtarë të Komunës së Ishmit u arrestuan si të dyshuar për abuzim me tokat në këtë çështje, ndërkohë që gjashtë persona të tjerë janë në hetim për të njëjtën çështje.
Ilir Turja, zëdhënësi i prokurorisë së Durrësit nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN se cilat janë dosjet e humbura. Ndërkohë, burimet thanë se autorët kanë grabitur fillimisht dosjet e prokurorit Shehu dhe të oficerit të policisë gjyqësore që punon me të dhe më pas kanë zbritur në dhomën e serverit, ku edhe atje kanë marrë materiale të tjera.
“Nuk dihet ende se çfarë është marrë por kanë shkatërruar edhe kamerat e sigurisë dhe kanë marrë regjistrimet. Po kështu janë marrë edhe kartat hyrëse dhe dalëse të prokurorëve,” shpjeguan hetuesit.
Pa pa, cna thate…vertet thua?
–
Lajmi I FUNDIT DHE ME INTERESANT:
Rama: “Patriotizmi fillon nga pastërtia”
Shtet vërtet “serioz”, i cili mbron me “fatatizëm” pronën, liritë dhe të drejtat ligjore të shtetasve. Të bëhet zemra “mal” kur dëgjon për veprime të tilla. Shtetasi i këtij vëndi, të cilin ne akoma vazhdojmë ta quajmë atdhe, ndjehet i qetë dhe e bënë gjumin top në të tilla raste. Siguria që të japin institucionet për të cilat ai paguan taksat është vërtetë “për tu marrë shëmbull”.
Brenda ne Prokurori eshte. Materialet jane seleksionuar me nge dhe jane lene gati…. nuk ishte problem te thyhet dera dhe te zhduken brenda 5 minutash.
Vari trapin ! Fajin e ka Saliu ! Kete mund tju ja shpjegoj Alban Dega me ndihmen e ndonje afro-amerikani nga New Yorku .
Po dhe Mero nuk do rri indiferent.Do bej ndonje analize te thelle ,por te shpejte qe fillon keshtu…….ka nje perpjekje te opozites te fajesoj qeverine per ngjarjet e Durresit por eshte mese e qarte qe roja i Prokurorise ka nje kushuri te 5 qe ka nje bashkeshorte qe ka nje kushurirë te 6 nga Tropoja ,e ketu eshte e qarte fare dora e opozites dhe keshtu rilindasit e TemA ngjiten ne qiellin e 7 !
Ja u zgjidh dhe kjo pune .Me respekt ,nje kokerr trapi si puna ime qe lexon idiotesira dhe ligesira rilindjeje.
Qe tu paraprij legenave rilindes.Mallku qofte ai shqiptar qe del ne proteste ne 26 maj.Nuk ja vlen me heq Lenen se do vejme Prenen !
Hahahaha….Ylli ke bere komentin e vitit. Bravo !!!
Ne 2018 dokumentet dixhitalizohen . Edhe Nese vidhet nje dosje , ekziston mundesia e rikuperimit me ane te nje usb ose cd . Edhe pse Kane nderhyre ne server , Duke prishur kamarat e Duke marre materiale te tjera , gjithmone merren parasysh . Prandaj edhe behen ne me shume se nje kopje . Keto ndodhin edhe ne vende te tjera . Problemi eshte ; per cilen nga ngjarjet eshte bere . Çeshtja Llalla eshte nje keto . E besoj qe edhe hetimi mbi pasurite e ndihmeses se Llalles , Gashi – Gina , mund te jete pjese e punes se kesaj trupe . Pastaj eshte çeshta e privatizimit te hotel Vollges . Tokat ne gjirin e Lalezit . Ndertimet e ekomostrave ne Golem . Shtoj ketu edhe proçese me ndjeshmeri te larte per publikun e sigurine . Ne kete moment , forca te caktuara te interesuara per te prishur provat e per te krijuar peshtjellim e pasiguri , veçohet Pd me levat e saj . Vetem atyre mund tu interesoje nje mjergull e tille ne ambientin e drejtesise . Te gjitha shtigjet çojne ne Shqup . Ndiqni fillin Berisha , dhe autoret do dalin . Ashtu siç doli edhe Babaleja lamashi .
Dakord me keto qe lexuam, por pse e ke harruar zakonin qe te ribotosh lajmet e “Zerit te Amerikes”, Mero ? Sot se çfare ka thene diçka qe i ben mut socialistet dhe tenderat e tyre per djegien e plehrave dhe, çuditerisht, nuk po e shohim ne gazeten tende. Ki pak respekt per ate media ku ke punuar edhe vete (ne kohe te Berishes) nga e cila, socialistet kerkuan te te hiqnin me ceremoni, se te akuzonin si zedhenes te atij qe ti sot e quan “kriminel”.
Shume mire ,prokuroria i ka vjedhur vete me grupin e interesuar,shteti ka mbaruar kur ska organ akuze,kur vidhet prokuroria,po popullit qe vidhet,po shteti qe vidhet po nga keta prokuror dhe gjykates,turp,cfare bene Arta Marku nuk e shkrin ate prokurori.
Dikush me larte,the se tani do thon qe kete e ke bere Berisha,ne tendence per ta mbrojtur.Po more po! Ai qen i organizon keto,se jane ata prokuror e gjyqetar qe i ka emruar ai per te ruajtur bythen e tij nga krimet.Zhdukja e saliut do jete fitore per shqipetaret.Ai eshte i te gjitha te zezave qe po behen ne shqiperi.
Nuk e justifikon as dreqi
I pushtetshmi kriminel ose krimineli me pushtet
Per mua gjithmone fajin e ka ai qe eshte ne pushtet.
Ne kete rast Xhafaj duhet te rishikoje qendrimin per te vazhduar ne ate post, kur une jam ai qe para disa ditesh kur akuzohej per punen e vellait i kerkoja ministrit Xhafaj qe te qendronte ne ate post, por kjo e mbushi kupen, pasi ministria e brendeshme eshte pergjegjesja direkt per sigurine edhe nese ajo ruhet nga kompani me polici private, keto kompani jane te licensuara nga shteti dhe ministria e brendeshme ka nje rol ketu, se ne fund te fundit policia private qe ruan nje objekt shteteror te rendesishem paguhet me leket e taksapaguesve shqiptare.
Prandaj shoku Xhafaj edhe pse vazhdoj te kem respekt duhet te dorehiqeni ju ose drejtori i policise ose te dy bashke, nuk ka justifikim qe ne nje ane behen hetime e ne anen tjeter objekti dhe materialet vidhen.
Suksese ne jete shoku ish minister.
Per mua gjithmone fajin e ka ai qe eshte ne pushtet.
Ne kete rast Xhafaj duhet te rishikoje qendrimin per te vazhduar ne ate post, kur une jam ai qe para disa ditesh kur akuzohej per punen e vellait i kerkoja ministrit Xhafaj qe te qendronte ne ate post, por kjo e mbushi kupen, pasi ministria e brendeshme eshte pergjegjesja direkt per sigurine edhe nese ajo ruhet nga kompani me polici private, keto kompani jane te licensuara nga shteti dhe ministria e brendeshme ka nje rol ketu, se ne fund te fundit policia private qe ruan nje objekt shteteror te rendesishem paguhet me leket e taksapaguesve shqiptare.
Prandaj shoku Xhafaj edhe pse vazhdoj te kem respekt duhet te dorehiqeni ju ose drejtori i policise ose te dy bashke, nuk ka justifikim qe ne nje ane behen hetime e ne anen tjeter objekti dhe materialet vidhen.
Suksese ne jete shoku ish minister.
E di qe Mero mund te mos ma pelqeje kete koment , por ske ci ben Mero ka ardhur koha qe edhi ti te mos e mbash timonin te kthyer vetem nga Ripjellja.
Jo mer cuna. Do e ket grabit ndonje i dehur qe nuk e ka dit c’po bente.
Prisni se do vije te dorzohet vete kur t’i dali pija
Kush jane ata qe qahen per demokracine,ka demokraci me te madhe se kjo,
dikujt i duhen dokumentat ,dosjet e arkivit per nevoja personale,shkon i merr vete,
Pse ta shqetesoje kot shtetin,shteti eshte i zene me luften kunder krimit te organizuar.
Ylli! Ç’ je kaq ironik qe shkon deri ne sarkazem more njeri? Bravo, ke pene te forte. Po si nuk te kam pare ne shtyp. Ke humbur kot. Jo per gje, por me qe kam botuar nja 6 libra me fabula, do me behej qejfi te shtoheshin radhet tona. Turp 100 here per llogjiken tende idiote. Te eshte bllokuar truri ne 22 mars te 1992.
Reforma ne drejtesi ngacmoi folene e grerave. Tani mafia e organizuar qe ka kontigjentin e vet ne prokurorine e Durresit e kudo, beri parmbreme ate qe beri. Turpi i policise arreston nje roje te policise private qe nuk kasnje faj, se nuk ka goditje nga jashte qe do ta bente pergjegjes, por nga brenda nga grupi i prokuroreve, kurse nje YLLI aty me siper flet broçkulla. Vetem ky budalla nuk e ka marre vesh akoma se mjerimi, e keqia e ketij vendi ka vetem nje emer dhe ai eshte Salih (me “h” ne fund). Ky eshte mallkimi i kewtij vendi.
Bravo shqip,je nje investigator i zoti.Po si ja bere qe e gjete kaq shpejt apo te mesoi partia?
Polici private per te ruajtur prokurorine?! Atehere vini polici private edhe per kryeministrine
Nuk eshte krimi i organizuar! Jane prokuroret qe jane larguar nga prokuroria e Durresit qe duan te diskretitojne pasardhesit e tyre.