Pas problemeve në CV, kryeministrit të ri të Italisë i gjendet një tjetër “cen”.
E përditshmja italiane “Libero” shkruan se Giuseppse Conte nuk ka shlyer taksat ndaj shtetit.
Gazeta u referohet dokumenteve të vlerësimit të taksave të viteve 2009 dhe 2011, ku mungon derdhja e taksave dhe gjobave në një vlerë totale prej 50 mijë eurosh.
Rasti në fjalë ka të bëjë me hipotekën e shtëpisë në Romë, detyrim që duhej derdhur në llogarinë e Equitalia-s.
I kontaktuar nga “Espresso”, kontabilisti i Conte-s, Gerardo Cimmino, është shprehur se bëhet fjalë për një gabim burokratik, që ka të bëjë me humbjen e dokumenteve në postë.
Por dokumentet e publikuara nga “Libero” tregojnë një të vërtetë tjetër: mospagesa kontributesh në vlerë 8 mijë euro, gjoba të pashlyera në vlerë 1 mijë euro, tatimi mbi të ardhurat personale dhe taksa të tjera në vlerë 18 mijë euro, të gjitha në periudhën 1997-2008.
Aktualisht, Conte i ka shlyer detyrimet e tij ndaj agjencive shtetërore.
Por çështja hedh një njollë në të shkuarën e tij, sidomos pas asaj të CV-së së tij të fryrë që u publikua në faqen e Senatit. (TemA TV)
Mos botoni shpifjet e gazetave te Berluskonit,po behet ceshte e mundur per te hedhur balte mbi nje person qe ka arritur gjthcka me forcat e tij ,.Konte vjen nga njerezit e thjeshte ,natyrisht Lega nuk eshte ne bindjet e mija ,por shumica e pese yjeve eshte me e majte se Renzi dhe grupi i tij .
Ka paguar apo jo taksat plehrat ne Shqiperi do ti dergoje, me bekimin e Ramutit, apo jo?
Idjot Ramuti sateme
Per ata qe enderrojn italin mos u befshit pre e Equitàlia .
Sigurisht që ju e keni të veshtirë të pranoni një njeri që nuk ka paguar gjobat, kur e krahasoni me babalen, nokën dhe berishen që janë kampione kulture dhe ndershmërie !
Italiano vero!!