Bushati i kujton opozitës: Bllokimi i negociatave na ekspozon ndaj destabilitetit e pasigurisë, është kosto për çdo shqiptar në rajon

24 Maj 2018, 12:12Politika TEMA

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka prezantuar në Kuvend raportin mbi gjetjet dhe rekomandimet e KE.

Kreu i diplomacisë shqiptare tha se kostoja e çdo vonese për bllokim apo pengim të procesit të integrimit është kosto për të gjithë shqiptarët në rajon.

Kostoja e çdo vonese, bllokimi apo pengimi të procesit, nga mosdija apo nga mosdashja është kosto dhe për të gjithë shqiptarët në rajon.

Reformat tona, kryesisht në fushën e sundimit të së drejtës dhe thellimi i bashkëpunimit dypalësh me vendet anëtarë në fusha si lufta kundër krimit të organizuar përbën një shembull e një faktor kontribues për sigurinë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, e si rrjedhojë ndikon drejtëpërsëdrejti shqiptarët kudo ku ata jetojnë në rajon”, tha Bushati.

Kërkesat dhe presioni i vendeve anëtare shtohen tha ministri dhe është një test për të gjithë.

“Disa prej nesh kanë zgjedhur t’i pergjigjen këtij presioni pozitiv me frikë, paranojë dhe bllokim e nxirje të imazhit të Shqipërisë me çdokush e në cdo rast, e të përdorin cdo platformë e tryezë ndërkombëtare ku i ka cuar vota e shqiptarëve, për të nxirë perspektivën evropianëve të vetë shqiptarëve”, nënvizoi kreu i diplomacisë shqiptare.

Dhe pse në disa vende anëtare të BE-së përsa i përket ecurisë së procesit të zgjerimit nuk është klima më e mira e mundshme ku zhvillohet ky proces, për Bushatin komunikimi intensiv është mjaft i rëndësishëm.

“Ne besojmë se me komunikim intensiv qoftë në nivel qeveritar, qoftë por edhe në nivel parlamentar do të jemi në gjëndje për të bërë edhe hapat e fundit në procesin drejt nisjes së bisedimeve për anëtarësim”, tha ministri i Jashtëm.

Bushati deklaroi se Shqipëria ka plotësuar kushtet për çeljen e negociatave, duke u cilësuar si një shembull në Rajon për vettingun.

KE rekomandon nisjen e negociatave me Shqipërinë. Për herë të parë kemi një rekomandim pa kushte dhe vlerësohet progresi i reformave në Shqipëri.

KE ka vlerësuar progresin e Shqipërisë. Ka një vëmendje të shtuar të BE në rajonin tonë. Shqipëria zë vendin e dytë në Rajon pas Malit të Zi për progresin e arritur. Shqipëria vlerësohet mesatarisht për arritjet në shumë sektorë.

Raporti tregon se kemi arritur shkallën e nevojshme të plotësimit të kritereve për çeljen e negociatave. Raporti, Shqipëria shembull në Rajon për vettingun.

Vlerësohet përparimi në infrastrukturë dhe energji. Procesi i integrimit në BE është mundësi unike për vendin tonë dhe për emancipinim politik”, deklaroi ai në Kuvend.

Bushati hodhi akuza ndaj opozitës, e cila sipas tij po hedh baltë mbi procesin dhe po nxin imazhin e Shqipërisë

Disa prej nesh po i përgjigjen me baltë këtij procesi për të nxirë imazhin e Shqipërisë para ndërkombëtarëve. Bllokimi dhe pengimi i procesit është kosto për gjithë shqiptarët”, deklaroi Bushati

Ministri i Jashtëm deklaroi se ‘Vendimi pozitiv për çeljen e negociatave për Shqipërinë është një lajm i mirë për gjithë rajonin dhe humbja e këtij rasti do të na ekspozonte ne, rajonin dhe vetë BE ndaj rrymave destabilizuese dhe të pasigurisë’.

1 komente në “Bushati i kujton opozitës: Bllokimi i negociatave na ekspozon ndaj destabilitetit e pasigurisë, është kosto për çdo shqiptar në rajon”

  1. Undefined Sun says:

    Kush e ka fajin , perfec Hajdareve?
    Ju bijte e Enverit nuk mbani asnje pergjegjsi?
    Per Drogen
    Koncesionet
    Tahirin
    Adriatik Dhallen
    Fatmir Agron Xhafaj
    Cadren misterioze nga kuptimi
    Vilat e Saliut e Metes
    Presidentin ma tmire tkoheve

    O raca e kece kamunizmit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje