Veliaj opozitës: Mjaft e sabotuat integrimin, kemi humbur shumë kohë

24 Maj 2018, 13:40Politika TEMA

Njësia Administrative 8 në kryeqytet ishte ndalesa e radhës e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në vijim të turit të bashkëbisedimit me qytetarët. Së bashku me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, zv. ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, kryetaren e Partisë Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti dhe deputetin e PS, Ervin Bushati, kryebashkiaku Veliaj ndau me banorët projektet e investimit për Njësinë 8.

I sapokthyer nga turi i tij dy ditor në Hollandë, ai u ndal pak edhe te procesi i integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe evropiane. Veliaj tha se sot në Shqipëri ka dy forca politike: një forcë që po mundohet të zhvillojë Shqipërinë, duke çuar Rilindjen Urbane edhe në zonat më të largëta të vendit, dhe një forcë tjetër që përpiqet të pengojë qëllimisht hapjen e negociatave me BE-në.

“Sot ka një grup i cili po mundohet të rregullojë Shqipërinë, që është i fokusuar në reforma, që po mundohet që Rilindjen Urbane ta çojë nga sheshi “Skënderbej” deri në Malësi të Madhe, Koplik apo Konispol; por, ka edhe një grup tjetër, i cili u thotë njerëzve, o burra ta prishim këtë vend, hajde t’i vëmë zjarrin, të krijojmë tollovi, t’i vëmë pengesa njeri-tjetrit, vetëm të mos hapen negociatat! Fakti që sot jemi në këtë situatë, ku partitë politike po mobilizojnë me kuç e me maç, me përgjime të sajuara aq keq sa edhe një fëmijë që shkon në klasë të parë, i vjen zor të besojë se ka parti politike që merren me këto histori, vetëm që Shqipëria të mos shohë një ditë të bardhë”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se ata që sot sajojnë kaseta përgjimi dhe bëjnë thirrje për protesta, gjatë kohës që drejtuan Tiranën dhe Shqipërinë treguan se nuk bënë asgjë. Ndaj, Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin kryeministrin Rama dhe qeverinë, e cila po e çon vendin në drejtimin e duhur, në Bashkimin Europian.

“Për ata që sajojnë kaseta, që bëjnë thirrje për protesta, që zihen me të njëjtin intensitet si për këndin e lodrave, si për Pazarin e Ri, si për Sheshin “Skënderbej”, mjafton të kthejmë kokën pas dhe të shohim se si të gjitha objektet e sherreve të tyre, janë sot çmime të punës së palodhur që kemi bërë në Tiranë. Dua t’i kujtoj çdo njeriu që naivisht mendon se duke djegur vendin, duke sabotuar Shqipërinë, duke i vënë stërkëmbëshin integrimit, do shohim një ditë të bardhë, u them se e kanë gabim. Ata që bëjnë thirrje për protesta, për të shkatërruar Tiranën, për të shkatërruar Shqipërinë, i kishim në qafë edhe në Tiranë, edhe në Shqipëri, dhe e pamë çfarë dinin të bënin. Ndaj, është shumë e rëndësishme që të gjithë të mbështesim Edi Ramën, të mbështesim qeverinë, deputetët,

ministrat dhe t’u tregojmë që jemi me atë skuadër që punon dhe që e çon vendin në drejtimin e duhur, në Bashkimin Europian”, tha ai.

Veliaj shtoi se Shqipëria ka humbur shumë kohë në të shkuarën. Sipas tij, për të vijuar me të njëjtin ritëm në Tiranë dhe në Shqipëri, ka vetëm një forcë, Partia Socialiste. Ai e krahasoi përpjekjen për sabotimin e integrimit të Shqipërisë, njësoj si përpjekja për të prishur këndin e lojërave për fëmijët të Liqeni Artificial. Veliaj nënvizoi se ata që kanë thirrur protestën e 26 majit, sot janë gati të sajojnë çfarëdolloj historie, vetëm që Shqipëria të humbasë Europën.

“Unë nuk habitem, i pashë ata tek këndi i lojërave. Keni parë forca politike që sabotojnë këndin e lodrave të kalamajve? Dhe siç duan të bëjnë në 26 Maj, ashtu i thirrën edhe atëherë: “O burra hajdeni nga jeni, vetëm të shkatërrojmë lodrat”, dhe nuk më ikin kurrë nga mendja pamjet kur i tërhiqnin zvarrë nëpër bulevard gardhet e këndit të lodrave. Prandaj nuk habitem as sot, që edhe kantierin më të madh të punës, që është ‘kantieri’ i BE-së, janë gati të sajojnë çfarëdolloj historie, vetëm që të humbasim Europën”, u shpreh Veliaj.

Përkundër atyre që sajojnë përgjime dhe sajojnë gënjeshtra, falë punës që është bërë sot nga qeveria socialiste, sipas kryebashkiakut Veliaj, Shqipëria është shumë herë më e sigurt dhe se Reforma në Drejtësi ka filluar të japë rezultatet e para. “Kanë shpikur një rrenë, duke sajuar një përgjim, dhe janë gati të merren me ditë, me muaj, me vite, vetëm që Shqipëria të mos shohë një ditë të bardhë. Thonë: “Ta kallim”, vetëm të mos të ecë përpara vendi. Kjo s’është normale! Është shumë e rëndësishme që të flasim me njerëzit për çfarë po ndodh, t’u themi: A është sot Shqipëria vend më i sigurt? Policia, të cilën po e përflasim dhe çfarë s’po sajohet për Ministrin e Brendshëm, a ka sot më shumë siguri? Sigurisht që ka. Sot, Reforma në Drejtësi, a po i çon disa nga gjyqtarët në shtëpi?”, tha Veliaj.

Ndërkaq, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, u shpreh se projektet e nisura e të ideuara nga Edi Rama për Tiranën, falë punës së kryebashkiakut dhe ekipit të tijn, kanë ecur përpara. “Tirana ka një fat sepse që para tre vitesh është rikthyer edhe njëherë nën administrim tonë dhe projektet e nisura, të ideuara nga Edi Rama, edhe falë punës së Erionit dhe ekipit të bashkisë, janë çuar përpara. Kemi mundësi për t’i treguar secilit që aty ku pushteti administrohet nga ana jonë, mund të dëshmojmë progres; kemi mundësi kësisoj për të gjeneruar më shumë mbështetje politike dhe më shumë mbështetje për të gjitha projektet që ndërmarrim”, tha ministri Bushati.

5 komente në “Veliaj opozitës: Mjaft e sabotuat integrimin, kemi humbur shumë kohë”

  1. BE dhe Mafjozet Politikane Shqiptare says:

    Po ky cka qe cirret apo ti kujtojme dasmen me paret e mamit?!

    1. aleanca Shqup-Leshedhi says:

      Zagaret e Vicidolit dhe bushtrat e kryelopesjane mobilizuar si asnje here tjeter te sabotojne hapjen e negociatave.

  2. Zigur Qarri says:

    Moshapja e negociatave me BE-ne, ishte per shkak se Deputetet e BE-se ishin mireinformuar
    ne detaje per çeshtjen e Saimir Tahirit,dhe përfshirjes se krimit ne politiken shqiptare,si edhe
    sulmi i paprecedente ndaj politikanit gjerman ne BE,Gunthter Krichbaum,sulm qe rezultoi i gjithi nje
    genjeshter.Ky ishte nje skandal politik qe rendoi marredheniet me Gjermanine,si dhe vuri Edi Ramen
    ne nje pozion te veshtire duke genjyer,se gjoja sulmet ishin bere nga portale private.Por kur gjermanet i
    treguan qe informacioni ka dale nga Tiranapost.al nen ndikimin e Erion Veliajt,Pamflet.al qe ishte
    nen ndikimin e Saimir Tahirit,si edhe portali Lexo.al qe eshte nen ndikimin e Endri Fuges, shef i
    Zyres se shtypit te Kryeministrit”Rama filloi te belbezonte (ashtu si ndaj pyetjes se asj gazetares)
    duke thene genjeshter,genjeshter.Kjo eshte e verteta Makiavel kopshtari.Per sa koh qe Fatmir
    Xhafaj eshte Minister,per sa koh qe ti vazhdon te genjesh qytetaret shqipatre, negociatat jan
    te sabotuara.

  3. Ali Peza says:

    Lali Eri te pergezoj me ate çfar ben per Tiranen por kisha nje keshille:metropolizimi i vendit nuk i sherben gjithe Shqiperise por vetem klases politike.Te gjithe bashkite duhet te ecin paralel me te njejtin ritem si ne Tirane dhe kjo duhet perkthyer ne investime e punesim e jo ne disa rruge sporadike apo ndonje shkolle a qender shendetesore qe shpesh rilyhen sa per te dale ne TV deputeti apo ministri i radhes.Shqiperia eshte e pasur por te rijte ikin se kete pasuri ua kane grabitur boset e mbeshtjelle me politike,qe jane harlisur nga pasuria dhe nuk e dine hallin qe kane te varferit;pronat nuk ua legalizojne se duan ti shohin te rraskapitur ne radhe te stergjata ne zyrat e shtetit dhe te gateshem per te paguar ate qe ua jep ligji ose e kane te tyren.Lali Eri çfar i kemi bere zotit qe na ka denuar ne kete forme!?.

  4. Aleko says:

    ka hall se barbaret, qe mund te jene dhe idhujt e tu kerkojne perseri se dhe me pare ti vene zjarrin Tiranes dhe krejt shqiperise o I pa emer…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje