FOTO/ Presioni i SHBA, Koreja e Veriut mban premtimin, hedh në erë vendin e testimeve bërthamore

24 Maj 2018, 13:21Politika TEMA

 Koreja e Veriut çmontoi qendrën e provave bërthamore, duke shpërthyer eksplozivë dhe duke rrëzuar hyrjet e saj përpara ekipeve televizive ndërkombëtare.

“Hipëm mbi mal dhe pamë detonimin nga rreth 500 metra larg pasi numëruan deri më tre,” raportojnë korrespondentët ndërkombëtarë.

“Shpërthimi ishte aq i madh sa ndjehej kudo. Pluhur i madh erdhi drejt nesh dhe po ashtu mundëm të ndjenim nxehtësinë,” thanë ata.

Ky gjest kishte si qëllim përforcimin e premtimit të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un për të ndaluar testet bërthamore para samitit me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që pritet të mbahet më 12 qershor në Singapor.

Me gjithë dëshirën e Koresë së Veriut për të mbyllur vendin, ende vazhdon një luftë fjalësh mes Penianit dhe Uashingtonit, me të dyja palët që kërcënojnë shtyrjen ose anulimin e takimit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje