SHBA blindon pikat kufitare në Shqipëri, do instalojë sistem të ri monitorimi. Skaner udhëtarëve

25 Maj 2018, 08:18Politika TEMA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të asistojnë autoritetet shqiptare për blindimin e kufijve, duke rritur maksimalisht kontrollin dhe sigurinë, për identifikimin dhe kapjen e çdo personi që ka probleme me ligjin brenda apo jashtë Shqipërisë.

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projekt-marrëveshje mes Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për instalimin dhe përdorimin e sistemit për krahasimin dhe vlerësimin e sigurt të identifikimit personal (PISCES), pikat e kalimit kufitar, shkruan Shqiptarja.com.

Marrëveshja parashikon që SHBA do të instalojnë sistemin e ri për monitorimin e lëvizjes së udhëtarëve në pikat e kontrollit kufitar.

Sistemit PISCES do të instalohet fillimisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Në vijim, instalimi i sistemit PISCES do të zgjerohet edhe në aeroporte apo pika të tjera kufitare, të caktuara nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sistemi i ri shton disa elemente sigurie të kontrollit në pikat e kalimit kufitar.

Elementi kryesor është ai i të dhënave biometrike të cilat do të identifikojnë edhe raste të vështira për t’u zbuluar nëpërmjet sistemit aktual.

Gjithashtu, instalimi i këtij sistemi do të shoqërohet me një rinovim të infrastrukturës, duke pajisur çdo punonjës me kompjuter, lexues dokumentesh, lexues gjurme gishti, kamera për kontrollin e fytyrës.

Këto të dhëna do të krahasohen me regjistrat e Interpolit dhe të FBI-së, duke dhënë një përparësi në zbulimin dhe ndalimin e personave të kërkuar në nivel ndërkombëtar.

Qeveria e amerikane synon të kontribuojë në përgatitjen e infrastrukturës së ofruar nga qeveria e Shqipërisë, të nevojshme për instalimin dhe operimin e PISCES-it në mënyrë të vazhdueshme.

2 komente në “SHBA blindon pikat kufitare në Shqipëri, do instalojë sistem të ri monitorimi. Skaner udhëtarëve”

  1. Pershendetje stafit te gazetes tema,ju lutem ju shkruaj per here te pare,mbas perpjekjeve disa here qe nuk jam lidhur dot me ju. Zoti ambasador ka qene me I miri nga ambasadoret qe kane ardhur deri tani,suksese nga do qe te shkoje. Kam nje mendim qe do tabej te ditur .Shqiperia as nje here nuk ka ditur te beje shtet,prandaj mendoj qe nje parti a nje shoqate te vere ne levizje dhe te sqaroje mbare popullin,qe te kalojme ne nje referendum,dhe te kalojme ne projektarat Amerikan ,afat mesem ose afat gjate deri sa tezhduket kjo fare e keqe qe na ka mbire tash sa vjet. Ju bej thirrje te soliderizohen te gjithe,e se shpeti te kalojme ne nje referendum.

    1. _i_ says:

      E ka provuar bota edhe kete variant me shqipetaret kur solli princ Vidin, dhe nuk punoi, pas 6 muaj Prici ja futi vrapit dhe largua!
      America nuk besoj te pranoje se “virusi” SHQIPETAR qe nuk e do shtetin dhe ligjin mund te infektoje Ameriken dhe pastaj – si do beje bota?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje