FOTOT/ Qytetarët i bashkohen aksionit për pastrimin, Veliaj: Patriot, nëse mbajmë pastër mjedisin

25 Maj 2018, 18:37Sociale TEMA
FOTOT/ Qytetarët i bashkohen aksionit për pastrimin, Veliaj: Patriot,

Qindra qytetarë të grupmoshave të ndryshme iu bashkuan sot aksionit kombëtar të pastrimit “Të Pastrojmë Shqipërinë”.  

Bashkë me Bashkinë e Tiranës, ata kanë ndihmuar në heqjen e mbeturinave në zona të ndryshme të kryeqytetit. Paralelisht me pastrimin e pikave kryesore brenda qytetit, aksioni është shtrirë edhe në zonat rurale për të krijuar një mjedis më të shëndetshëm dhe më të bukur.

Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen më të kujdesshëm për të mbajtur pastër mjedisin.

“E gjithë Bashkia Tiranë e qytetarët model në aksionin kombëtar të pastrimit “Të Pastrojmë Shqipërinë”. Por tani është e rëndësishme ta mbajmë pastër përditë, të mos ndotim vendin është sot thirrja më e madhe patriotike e kohëve modern”, shkruan Veliaj.

4 komente në “FOTOT/ Qytetarët i bashkohen aksionit për pastrimin, Veliaj: Patriot, nëse mbajmë pastër mjedisin”

  1. era! says:

    Omegalloman muti boll na cave trapin me llogje po shif linjen e urbanit te Ali DEemit se e ke be si ne Kandahar Legen!

  2. abc says:

    ke 8 vjet ne pushtet dhe linja urbane e rruges Ali Demi qe kur ke ardhur ti ne drejtim ka degradu si mos me keq. Leri llafet dhe reklamat por na zgjidh hallet e popullit se per ate pune te kemi dhene voten qe koha po tregon me vepra se ti nuk e meriton.

  3. shvejku says:

    Firmat qe fituan tenderin e pastrimit marrin milionat,Veliaj ben thirrje komuniste per te bere pune vullnetare!
    A je ne vete o kryebashkiak?
    Jemi ne kapitalizem!

  4. C'eshte pastrimi? says:

    Pastrim quhet zhdukja e kumarit nga qyteti.
    Pastrim quhet lirimi i hapesirave midis pallateve nga kafenete.
    Pastrim quhet zhdukja e tallavase nga baret ne qytet.
    A ka kellqe z. Veliaj ta ktheje Tiranen ne qender urbane te qyteteruar?!
    Dyshoj se jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje