Kokaina e Maminasit, vjedhja e Prokurorisë dhe nguti i Berishajve

25 Maj 2018, 20:41Politika TEMA

Ngjarja e vjedhjes së Prokurorisë së Durrësit, është një nga ato raste që jo vetëm tregon dobësinë e shtetit, por rrit shumë teoritë konspirative në ambientin mediatik dhe politik.

Marrja e dosjeve në zyrën e prokurorit Afrim Shehu hodhi aludime se mund të jenë marrë dosje tejet të rëndësishme, edhe pse në fakt ai po heton vetëm korrupsion dhe abuzim me detyrën.

Siç bëhet me dije nga burime nga Prokuroria, janë vjedhur materialet hetimore për tjetërsimin e pronës në Ishëm, ku janë të përfshirë disa ish-zyrtarë lokalë.

Por mediat pranë opozitës, që financohen nga familja Berisha hodhën idenë se është vjedhur dosja e 613 kg kokainë të Maminasit.

Menjëherë pas këtij lajmi Shkëlzen Berisha, reagoi si rrallëherë, duke kërkuar një “palë brekë”.

Ai ironizoi batutën e Dritan Hilës se “Xhafaj pasi dorëzoi të vëllain, nuk do të tolerojë askënd”.

Ditën e sotme edhe Sali Berisha me qytetarin dixhital të tij, njoftoi se në Durrës është vjedhur dosja e kokainës dhe përgjimet ndaj Vangjush Dakos.

Në fakt dosja  e kokainës së Maminasit, ndodhet te Krimet e Rënda dhe sipas mazhorancës janë të përfshirë njerëz në kupolën drejtuese të PD, duke nënkuptuar se mund të lidhet drejtpërdrejtë me djalin e Sali Berishës.

“Mos është ky informacion, arsyeja e ngutit të familjes Berisha që atë dosje ta shpallin të zhdukur”, pyet gazeta Dita?

Kryeministri Edi Rama dhe deputetë të mazhorancës kanë deklaruar disa herë, se droga e Maminasit ka lidhje me PD-në.

PD-në, jo Sali Berishën dhe të birin.

Pra, nuk kanë përmendur asnjë emër.

Por Sali Berisha, në një dalje për mediat pak ditë më parë, pa ia kërkuar asnjeri, ka thënë se ai nuk ka asnjë lidhje me Arbër Çekajn (Kuliçin), pronarin e kontenierëve me banana ku u gjet kokaina.

Madje Berisha u kujdes të tregonte edhe një “histori”.

Ai tha se ka qenë në hasmëri me familjen e tij, pasi babai i Çekajt paska qenë drejtues i Partisë Komuniste në Tropojë.

Ky në fakt ishte shumë herë më i lartë në atë regjim, pasi ishte sekretar dhe kishte miqësi me vetë fëmijët e Enver Hoxhës, me të cilët shkonte për fundjave në Pogradec.

Berishën me sa duket e kanë djegur akuzat e mazhorancës, që në fakt nuk e kanë përmendur me emër, dhe iu është përgjigjur akuzave, me sa duket për t’i bërë parapritë ndonjë zhvillimi të mundshëm të mëvonshëm.(TemA)

10 komente në “Kokaina e Maminasit, vjedhja e Prokurorisë dhe nguti i Berishajve”

  1. Tr says:

    Si te grabiten dosjet ,si te mos grabiten , ato nuk do te hapen kurre , mos u beni idiote me lajmet e ketyre maskarenjve qe kemi .

    1. Militante te PS dhe PD Gezuar Ramazonin!2025 says:

      Audi i Tahirit
      Avioni ne Divjake
      613 KG Kokaine e paster
      Gjithe Shqiperia Lazarat
      Prokuroria e Durresit ne qeverisjen e PS e Rames
      Fullani dhe banka e Shqiperise ne qeverisjen e Rames dhe PS
      shperblimi i bashes me 12 milione euro a leke
      takimi isekret ne Cader midis donave
      Skandali I vellezerve Xhafajt etj etj etj

      ja pra pse nuk ka shume ndryshim midis mafjozeve qe ju perkrahni majtas djathtas, apo jo?

  2. ### says:

    Si u be funksionar i larte i PPSHse Saliu me valixhe druri?!
    Here duke spihunuar anticomuniste si Shoshori e here duke ju hypur Lerien tek barka e qejfeve te femijve te bllokmeve

  3. Kuq e zi says:

    Pe humbjen e dosjeve ka me faj rama se berisha

  4. Loku says:

    Ky vend shpeton vetem kur te shkoj per lesh ky Stalin ne miniature

  5. Mulliu says:

    Nuk eshte pune e madhe se u vodhen dosjet. Faktet jane dhe dosjet behen prape po pati vullnrt per te çuar ligjin ne vend. Puna eshte se qeveria po e perdor faktin e zhdukjes se dosje e si nje fatkeqsi qe gjoja tashti i kane duart e lidhura se skane me dosje.

  6. Lennard says:

    mazhoranca te mos beje deklarata Boshe po te shpejtoje veprimet dhe investigimet dhe ti plasi brenda Qafiret e Sali Gerdecit.Ne Qeli Zagaret dhe tu merni pasurite e vena ne menyre te Paligjshme.

  7. Nese u kujtohet nje shprehje ,se qeveria e kap lepurin me QERRE , tani ndothe se lepuri hypen vet ne qerre,dhe konkretishte i vetquajturi bisha e Vicitolit bashke me lepurin Xeni po hypin vet ne QERRE, dhe sdo jet e larget dita qe te japin pergjigje per gjithshka qe kan ber.

  8. X. says:

    a,do te vishet sot narko moda koke turju erdi rama,me qorape te Kuqe,atelete te verdha,dhe syze kolor blue

  9. rrema says:

    Koka e krimit me vendin tone eshte Sali Berisha, po nuk u crrenjos ky komunist i ndyre ky vend vetem zi do te kete, na rrejti maloku dhe ka ala budallenj qe e besojne kete kriminel klysh te Enverit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje