Fatmir Xhafaj reagon për protestën: Policia tregoi respekt për ligjin dhe interesin qytetar!

26 Maj 2018, 20:14Politika TEMA

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka reaguar për protestën e së shtunës nga ana e opozitës.

Në një postim në Twitter, ai vlerëson Policinë e Shtetit, për të cilën thotë se respektoi ligjin dhe interesin e qytetarëve.

“Vlerësim i veçantë e respekt për gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit të angazhuar në sigurinë e mbarëvajtjen në tërësi të tubimit të opozitës.

Profesionalizmi dhe qetësia në përmbushjen e detyrave të ngarkuara në këtë rast: shenjë e respektit për ligjin dhe interesin qytetar”, shkruan Xhafaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje