"Më hoqën nga puna se më kishte futur PD", Rama replika me qytetarin: Fenomen mizerabël

26 Maj 2018, 10:37Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një qytetar gjatë turit të llogaridhënies në Berat.

Ai është perballur me disa nga shqetësimet ku dikush i kërkoi shpjegim se pse e kishin puna vetëm se e kishin futur demokratët në punë.

Shefi i qeverisë i shpjegoi se nëse ka prova për atë që thotë, ditën e hënë rikthehet në punë.

Qytetari: Më hoqën nga puna se “nuk je i joni se të ka futur PD në punë”, vajza ime është nxënëse shumë e mirë, dhe do të vazhdojë shkollën, por familja ime nuk mundet pasi siç ju thash më keni larguar nga puna, ça ndihme mund të marrë familja ime në këtë rast?

Kam qenë në administratë, në zyrën e IT, motivi ka qenë i thjeshtë, të ka futur  PD në punë.

Rama: Së pari më vjen keq nëse është e vërteta kështu. Problemi i trajtimit të pushtetit si një instrument për të uzurpuar në mënyrë partiake administratën, nuk është një problem që e kanë të tjerët dhe nuk e ka PS,  edhe PS ka qenë dhe është e prekur nga ky fenomen mizerabël.

Edhe sot këta që kam në krah kur unë them që punës duhet ti gjejmë njeriun, këta mendojnë se e bëj vetëm për televizion. Nëse ke provë për këtë që thua, do kthehesh në punë ditën e hënë.

Ne nuk mund ti ndajmë njerëzit në tanët dhe të atyre. maksimumi ditën e mërkurë ti do të jesh në punë, nëse kjo që the është e vërtetë.(TemA)

2 komente në ““Më hoqën nga puna se më kishte futur PD”, Rama replika me qytetarin: Fenomen mizerabël”

  1. aha, tha Nastradini says:

    Bravo Kryeminister , jane edhe 1 milione ankesa si puna e ketij mikut te PD.Vetem thuj fjalen se te Henen do jene te gjithe ne pune.Ky eshte shtet dhe prandaj tu besua qeveria sh.Edvi Rama.

    Ke prova , pyeti miku?
    Do paguj dhe ti gjej- ja kthen ai.

    Edhe Erdogani ket metod perdor, bile ndalon ne mes te autostrates, si Taulant Palla, dhe ndihmon te aksidentuarit….Ka a ska polic trafiku, ambulance, duhet patjeter te nderhyje vete Lartmadhnija e tij. Dhe ne kete rast, ka apo ska , nje zyre ankese, ministri te posacme a zyre sherbimi qe ti japi pergjigjen qyetarit, apo ket pune e zgjidhim me “mik”

  2. Zigur Qarri says:

    Gati e gjith administrata eshte uzurpuar ne menyre partiake,kete e din çdo shqiptar,vetem ti jo!!!
    Te kishe bere testin e droges me koh,do kishe mekatuar me pak,dhe do ishe me afer realitetit,
    por si degjove miqt e mire,qe u thoje se rakia nuk eshte per artistet,por per katundaret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje