Protestë e munguar apo protestë e dështuar?!

26 Maj 2018, 09:11Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Opozita i rikthehet provës së vështirë e tinzare të protestave. Që nga vjeshta e vitit 2013, kur Lulzim Basha doli zëngjirur nga mitingu i parë modest kundër qeverisë së sapozgjedhur, opozita po tenton prej pesë vjetësh të testojë ndjeshmërinë e opinionit publik, ndaj axhendës së saj opozitare plot akuza me krim, drogë dhe korrupsion. Për hir të së vërtetës, ka pasur protesta që kanë masive, si ajo e shkurtit 2017, kur PD e trembi seriozisht Ramën dhe kur për shkak të numrit të madh të protestuesve vendosi të instalojë çadrën katërmujore në bulevard.

Po përtej kësaj prove vërtet imponuese, e cila siç dihet u mbyll me marrëveshjen aspak të lavdishme të 17 majit, opozita nuk ja ka arritur ta thyejë deri më sot tabunë e zgjimit të opinionit publik. Po mbushen pesë vjet që Basha, Berisha dhe së fundi Kryemadhi, tentojnë të bindin veten dhe të tjerët, se tezat e tyre politike gëzojnë mbështetjen e shumicës së shqiptarëve. Një dëshirë në parim normale dhe e logjikshme për çdo lëvizje politike. Por nga salla e parlamentit apo foltorja e selisë, deri tek bulevardi i protestës, megjithëse distanca në metra nuk është e madhe, ajo që kemi parë në funksion të aksionit politik, ka qenë një impakt anemik dhe i dobët tek njerëzit e thjeshtë të rrugës.

Aq e vërtetë është kjo, saqë në mes të pranverës së vitit 2017, kur opozita mori gjashtë ministra në fushatën elektorale dhe kur akuzat me drogë e krim mbulonin faqe të tëra të komunikatave opozitare, Rama fitoi jo vetëm i qetë dhe i patrazuar, veshur me tuta sportive, por edhe i vetëm, duke e çuar Metën në Presidencë dhe partinë e tij LSI në opozitë. Përballja mes ashpërsisë së akuzave të opozitës dhe rezultatit të zgjedhjeve të fundit për maxhorancën, shënon paradoksin më të madh politik të viteve të fundit në Shqipëri.

Të shtunën opozita do të testojë sërish forcën e saj përballë shtetit. Zgjedhja për t’u përballur publikisht është një akt guximi dhe kuraroje, por është gjithashtu një risk jo i vogël imazhi dhe peshe politike. Protestat e partive në Tiranë dihet që janë më shumë grumbullime mbështetësish nga i gjithë territori, sesa mitingje të banorëve të kryeqytetit. E megjithatë shetitorja “Dëshmorët e Kombit” është një hapësirë sfiduese dhe e vështirë për t’u mbushur me njerëz.

Në mënyrë të përsëritur Basha ka insistuar t’u drejtohet shesheve të protestës, duke rrezikuar të japë mesazhe dobësie, më shumë sesa të lëkundë qeveritë e Edi Ramës. Dhe Dëshmorët e Kombit kanë qenë tabuja e tij katërvjeçare, që ka zbuluar në fakt defektet e opozitarizmit të sotëm brenda institucioneve. Basha, Kryemadhi e Berisha tundohen natyrshëm që me Ramën të komunikojnë kohë pas kohe përballë zyrave të tij dhe në prani të disa dhjetra mijë personave. Por ky tundim mbart një risk të madh: atë të reagimit të dobët qytetar. Nëse nuk je në gjendje ta destabilizosh seriozisht qeverinë me turmat ne shesh, më e mira është që protestat të shtyhen, pasi në epokën e dronave çdo hapësirë bosh e sheshit të protestës, është një notë pakaluese për opozitën.

Qeveria e sotme meriton të kritikohet për shumëçka, por meriton një sfidë serioze, jo gjysëm-sfida që lenë pas shijen e hidhur të opozitave të dobëta e pa ide. Lulzim Basha i provoi me çadrën pasojat e përballjes së dështuar publike me Edi Ramën. Nëse nuk është i bindur që mund ta rrëzojë qeverinë me protesta, ndoshta do të bënte më mirë të mos shtonte listën e dështimeve në mes të Tiranës. Një protestë e munguar është gjithnjë më mirë se një protestë e dështuar.

10 komente në “Protestë e munguar apo protestë e dështuar?!”

  1. Bu says:

    Shume mire.Me mire nje proteste e munguar se sa nje proteste e deshtuar.

  2. Aha, tha Nastradini says:

    Ore minxhoz ne nje shet e vend demokratik protesta eshte arma e fundit per drejtesi.
    Perse kemi Parlament dhe perse parlamenti nuk ka vepruar qe protesta te mos ndodhe ne kete menyre?

    1. Flutura says:

      Ore Nastradin por kjo qe thua ti eshte e vertete kur populli ngrihet natyrshem pa i thene partia dhe jo kur partia u paguan udhetimin dhe dietat e ushqimit per ate dite. Ne te tilla raste te sterprovuara, nuk mund te ndodh asgje se zemerimi popullor nuk eshte real por i sforcuar, me nje fjale nuk ia ka ngene njeri te merret me hallet e Saliut me taborin e tij se njerzit kane hallet e tyre.
      Si Nastradin, nuk ke thene asgje te mencur.

  3. dani says:

    O NASTRADIN , hajde ti bushi mendjen saliut dhe lulit se nuk ngeli katunar e gomar pa dhon men neper komente , ti qeke per gjynof mer çun akome nuk e njef idhullin tend saliun ,ja di bemet saliut e lulit apo nuk shikon dhe degjon nga ai kra se nuk te leverdis.

    1. Pellumbi says:

      Minxhoz ju keni shume te drejte se opozita eshte pa kauz Ku jane kerkesat e opzites qe kjo lufton per popull nuk e kame pare ne asnje raste qe opozita te ngrihet per popull per dritat,ujin,taksen e shkolles ,cmimin e naftes e shume kerkesa te thera per popull dhe jo per iteres personal sa per te ardhe ne pushtet.Ne pushtet vihet me vot ato i provaj ne 2017 dhe doli per faqe te zeze .Kjo parti per te ardhe ne pushtet duhet te ndryshoj krytar se me kete qe ka as 100 vjet nuk vjen ne pushtet mos e lodhni popullin me mitinjgje.

    2. 2025 ALB-NAKBA says:

      Dani , kur mungon arsyeja, sharja dhe epitetet jane e vetmja arme per debat dhe diskutim. Demokracia nuk te meson te kalosh ne protesta ekstreme edhe pse ato nuk ndalohen me diktature se ka nje parlamnet ose kuvendi i popullit zgjedhur nga populli per te vendosur per nje zgjidhje te arsyeshme dhe pse jo e pranueshme nga opozita.. Nese ti beson qe protesta eshte jo e drejte atehere shpjego rolin e parlamentit deri tani qe mundesoi protesten e Bandes se Hajdareve.

      E si mund te jem une mbeshtetes i tradhetareve qe na shiten detin, edhe pse ty ste mbushet mendja akoma apo nuk beson se kjo ka ndodhur!

      Por si militant i Partise Punes nuk do merrje shume vesh nga demokracia dhe si funksionon ajo. Arsye qe ne akoma nuk jemi ne familjen Evropiane pavaresisht lutjeve dhe nje magjie nga zoti, perderisa nuk kemi plotesuar shume kushte qysh prej 6 vjetesh qeveri te Rames.

  4. Holandeziu Fluturues says:

    Minxhoz si gjithmonë I qete i kthjellet dhe me afer gazetarise reale..
    Padyshim qe proteste e munguar..
    Pasi mungon kauza..
    Artificiale çdo gje..
    Te besosh qe nje Frok apo dikush tjeter na qenka me usta se vete Sala apo Luli, Meta apo Mediu..
    Kur keta me siper nuk kane lene me te zezat pa bere dhe kapur gafil..
    Mungesa e kauzes sjell mungesen e protestes..
    Por jo e deshtuar se ata 2000 apo 5000 vete qe kane per te dal do dalin se duan benefitet e humbura..
    Klases politike shqiptare i duhet nje ndryshim radikal.Ku shume nga aktoret nqs jane aq te zgjuar duhet te hapin krahun..
    Ta lene kombin e mbajtur peng te eci !
    Shqiptaret e meritojne Europen nje ore e me pare.
    Me shume se shume e shume kombe e popuj te tjere ne Europen lindore dhe jugore..
    Europe do te thote jo pushtet per jete.
    Por klasa dhe elita qe provohen dhe sjellin progres..
    Ka ikur koha e “rrapeve shekullor”.
    Nga Enveri 50 vjet shkruam tek Sala 30 nga ku tek Meta 20 e pastaj tek Rama 10..
    Tanime politika Shqiptare duhet te futet ne gara te shkurtra vrapimi ku rralle kush ndonje e kalon 4 vjeçarin..
    Si realizohet kjo ?
    Sot nga indiferenca Totale e njerezve!

  5. Flutura says:

    Ore Nastradin por kjo qe thua ti eshte e vertete kur populli ngrihet natyrshem pa i thene partia dhe jo kur partia u paguan udhetimin dhe dietat e ushqimit per ate dite. Ne te tilla raste te sterprovuara, nuk mund te ndodh asgje se zemerimi popullor nuk eshte real por i sforcuar, me nje fjale nuk ia ka ngene njeri te merret me hallet e Saliut me taborin e tij se njerzit kane hallet e tyre.
    Si Nastradin, nuk ke thene asgje te mencur.

  6. Karl says:

    Besimi eshte gje e madhe. Shume i veshtire per tu ndertuar por shume i lehte per tu shkaterruar. Mjafton zbulimi i nje hileje. 17 Maji dhe shume marrveshje hije me te vogla qe po dalin ne drite dita dites do ta penalizojne opoziten per shume kohe. Se sa vetem Allahu e di.

  7. Karl says:

    Besimi eshte gje e madhe. Shume i veshtire per tu ndertuar por shume i lehte per tu shkaterruar. Mjafton zbulimi i nje hileje. 17 Maji dhe shume marrveshje hije me te vogla qe po dalin ne drite dita dites do ta penalizojne opoziten per shume kohe. Se sa, vetem Allahu e di.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje