FOTO: Një mësuese anglishteje merr letër nga Trump dhe nuk i reziston tundimit për ta korrigjuar

27 Maj 2018, 16:11Lifestyle TEMA

Një mësues gjuhe nuk mund ta lërë pasdore zanatin, edhe nëse merr një letër nga vetë presidenti i SHBA-ve. Yvone Mason ka qenë mësuese anglishteje për 17 vjet me radhë.

Pasi doli në pension, ajo mori një letër që në fund mbante firmën e presidentit amerikan, Donald Trump. Dhe nuk mundi t’i rezistonte tundimit: e korrigjoi nga fillimi në fund.

Letra në fakt ishte një përgjigje për një kërkesë që ajo i kishte bërë Trump-it: të takonte personalisht të afërmit e viktimave të Parkland-it, ku në shkurt u vranë 17 persona.

Larg të qenit e kënaqur që dikush nga administrata Trump iu përgjigj kërkesës së saj me vonesë, mësuesja e anglishtes e korrigjoi letrën dhe gjeti plot 11 gabime, duke zbritur këtu zgjedhjet e varfra stilistikore dhe përdorimin e tepruar të përemrit vetor unë.

“Nëse do ta kishte shkruar një nxënës në shkollën e mesme, do ta kisha vlerësuar me D”, ka thënë ajo pasi postoi online letrën e korrigjuar.

Letra që me shumë gjasa mund të jetë shkruar nga një punonjës i stafit të presidentit, paraqet një sërë nismash ligjore të ndërmarra nga administrate, por nuk i përgjigjet çështjes për të cilën është kërkuar: mundësisë që presidenti të takohet me familjarët dhe të prekurit nga sulmi në shkollën e Parkland-it. (TemA TV)

2 komente në “FOTO: Një mësuese anglishteje merr letër nga Trump dhe nuk i reziston tundimit për ta korrigjuar”

  1. Ylli says:

    Si shqipja e plepistave te TEMES. Me gabime fshatareske dhe shqipe te anglizuar.

  2. says:

    Specialiteti i Presidentit Trump është murator., dhe jo drejtor Gjuhë letersi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje