Pjesa më e madhe e Britanisë së Madhe këtë fundjave është pushtuar nga shirat e rrëmbyeshëm dhe vetëtimat që kanë zbardhur në mënyrë spektakolare qiellin.
Rreth 15 mijë vetëtima janë regjistruar brenda 4 orësh mesnatën e së shtunës.
Kjo solli që Aeroporti “Stansted” të raportonte për vonesa në fluturime mëngjesin e kësaj të diele, pasi një goditje vetëtime nxori jashtë funksioni përkohësisht sistemin e furnizimit me karburant të avionëve.
Mëngjesin e së dielës, stuhitë shkaktuan më shumë sesa 25 mm shi në disa pjesë të Uellsit dhe Midlands, për më pak se një orë.
Por, nuk ka mbaruar me kaq, pasi Uellsi dhe Anglia jugore do të përballen sërish me stuhi e vetëtima këtë fundjavë e deri të hënën. (TemA)