“Lamtumirë grabitqar, tani zbrit në ferr”

27 Maj 2018, 09:47Lifestyle TEMA

Pas arrestimit të producentit Harvey Weinstein, ka qenë i menjëhershëm reagimi i femrave që e kanë akuzuar për ngacmime seksuale gjatë bashkëpunimit me të në vite.

Aktorja Rose McGowan ka qenë e para që denoncoi producentin e fuqishëm të Hollivudit, duke i hapur rrugën një serie të gjatë denoncimesh dhe rrëfimesh të femrave që kanë punuar me të.

Ndërkohë që Weinstein u dorëzua dje në policinë e Nju Jorkut, ekrani i Fox News u nda në mes, duke shfaqur në njërën anë pamjet e tij, ndërsa në tjetrën aktoren që hapi spiralen e denoncimeve.

“Lamtumirë grabitqar, të zumë në grackë”, ishim komentet e aktores, e cila në fund të vitit të kaluar rrëfeu për herë të parë episodin e vitit 1997, kur Weinstein e thirri në dhomën e tij të hotelit, për një takim pune, që nuk rezultoi i tillë.

“New Yorker” dhe “New York Times” kanë investiguar dhe botuar historitë e shumë femrave të tjera, të abuzuara dhe të frikësuara nga producenti.

“Gjatë viteve, ai kishte pajtuar hetues privatë, kishte paguar gazetarë, kishte kontaktuar ish-agjentë të Mosadit për t’i bërë të heshtnin viktimat e tij dhe për të ndaluar përhapjen e historive.

Një sistem që ka funksionuar deri në fund të vitit të shkuar.

Është një sistem i ndërtuar nga meshkujt për të mbrojtur personazhe si Weinstein. Por që sot, ky sistem do të ketë më të vështirë të funksionojë”, thotë Ronan Farrow e “New Yorker”.

Asia Argento është një tjetër emër i Hollivudit që ka ndier abuzimin dhe presionin e producentit. “Ky është hapi i parë drejt zbritjes në ferr”, e komentoi ajo arrestimin e tij.

Në fakt, i tillë mund të konsiderohet, duke pasur parasysh se Weinstein gjatë muajve të fundit humbi miqtë me pushtet, influencën në Hollivud, pasuritë dhe bashkëshorten.    / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

3 komente në ““Lamtumirë grabitqar, tani zbrit në ferr””

  1. Endri says:

    Ehhh me ftoj ne dhomen e hotelit thot per pune dhe abuzoj… PO PSE PRANOVE te flisje per pune ne nje DHOME HOTELI?
    Pse nuk kerkove qe takimet te beheshin ne sure????
    Pasi u ndjeve e abuzuar pse e pranove Rolin apo te duhej paraja dhe fama.
    Per mua te gjithe jeni rrota KURVASH se pas “ ABUZIMIT” te gjithe keni mare nga pasuria e tij dhe shfrytezuar famen e tij.
    JU JENI VEÇ PROSTITUTA dhe sa per deren e ferrit edhe ju jeni me bythe brenda.

    1. Maverick says:

      Mi more fjalët nga goja ?

    2. Tuqi says:

      Mendje shqipoje turko-islamik.kur qeni te kuptoje matematike atehere do kuptoni dhe ju se cfare shkruhet me lart

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje